Rebelët e ekstremit të majtë në koalicionin Syriza në Greqi janë larguar përfundimisht nga qeveria tashmë e dorëhequr për të formuar një parti të re me vetëm 25 deputetë në detyrë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryetari i Parlamentit gjatë kësaj të premteje, vetëm një ditë pasi kryeministri Alexis Tsipras dorëzoi mandatin e kabinetit të tij te Presidenti i vendit, në mënyrë që t’u hapte rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Partia e re do të quhet “Uniteti Popullor” dhe do të kryesohet nga ish-ministri i Energjisë, Panagiotis Lafazanis, kreu i fraksionit të ekstremit të majtë brenda Syrizas, që sfidoi thirrjen e kryeministrit në largim të Greqisë për të mbështetur programin e tretë të shpëtimit të vendit.
Me 25 deputetë në Parlamentin ende të pashpërndarë, partia e re do të përbënte bllokun e tretë parlamentar në Kuvendin me 300 vende, duke zbritur më poshtë në rend “To Potami”-n e qendrës dhe “Agimin e Artë” të ekstremit të djathtë, dy parti që kanë nga 17 deputetë secila.

Moj parti e Re , gezoju deri ne diten e votimit se do marresh zero deputet.
HAPI I RRADHES ESHTE NXJERRJA E GREQISE NGA EUROZONA (QE KA DALE SHESHIT SE NUK DUHET TE ISHTE FUTUR FARE, PASI FALSIFIKOI BILANCET, POR CUDITERISHT AS EDHE NJE NUK E PERMEND ME KETE FAKT, A THUA SE ESHTE NJE GJE E PARENDESISHME FARE).
HAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHHAHAHHAHAHHAHAHAHHAHAHHA