Greqi, shkatërrohet banda e shqiptarëve që shpërndante lëndë narkotike

Elton Tafaruci

Një grup kriminal shqiptar i shpërndarjes së lëndëve narkotike është shkatërruar nga policia e Greqisë, duke vënë në pranga 4 persona.

Operacioni antidrogë u realizua në qytetin e Selanikut, kurse të katërt shqiptarët e arrestuar janë të moshës 20-22 vjeç. Sipas hetimeve të policisë, anëtarët e bandës kishin funksione të ndryshme, ku detyrat ndaheshin.

Njëri duhej të siguronte drogën, dy të tjerë merreshin me shpërndarjen dhe i katërti bënte roje nëse kishte prani të policisë. Gjatë momentit  të aksionit, atyre iu gjetën disa gramë kanabis, 512 dhe 3 celularë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *