Një aksion i madh policor në Janin, Rodhos dhe Athinë të Greqisë ka çuar në arrestimin e 19 personave, pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në shkallë vendi.
Sipas mediave greke, 5 prej të arrestuarve janë shqiptarë, 12 grekë, një moldav dhe një grua rumune, dhjetë prej të cilëve u arrestuan në Janinë.
Sipas policisë greke, kjo organizatë trafikonte kokainë dhe hashash, dhe ishte e ndarë në dy grupe por udhëheqës kishte një të përbashkët. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publik dhe nuk është specifikuar roli i tyre.
Autoritetet thonë se organizata nuk trafikonte sasi të mëdha, megjithatë të ardhurat nga aktiviteti kriminal ishin të larta. Sipas përllogaritjeve të deritanishme, fitimet e organizatës kapin vlerën e gjysmë milioni Euro.
l.h/ dita
