Shtëpitë e pesë gazetarëve të njohur në Greqi janë bërë shënjestër e një sulmi të koordinuar gjatë natës së kaluar. Sulmet janë kryer përmes vendosjes së disa bombulave të gazit, shpërthimi i të cilave ka shkaktuar shumë dëme materiale, por pa lënduar njeri.
Në shënjestër janë vënë shtëpitë e gazetarëve Antonis Liaru, Petros Karsioti, A. Skilaku dhe Kristos Konstans, në Alimos, Shën Parasqevi, Likavitu, Penteli dhe Marusi. Gazetarët punojnë pëtr TV Mega, Alfa TV, ndërsa njëri prej tyre është drejtor i agjencisë shtetërore të lajmeve.
Policia greke ka nisur hetimet për të zbuluar se kush qëndron pas sulmit, pasi shpërthimet në distanca të shkurtra kohore me njëri-tjetrin kanë krijuar bindjen se ato janë pjesë e një sulmi të vetëm, të mirëplanifikuar.