Greqi/ Të shtëna me armë zjarri në Athinë, plagoset një shqiptar

time

Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Greqi.

Ngjarja ndodhi në orën 19:30 me orën lokale në qendër të Athinës, ku sipas mediave greke, disa persona janë afruar në makinën e shqiptarit dhe e kanë qëlluar me armë zjarri e janë larguar.

I plagosuri kishte arritur të largohej nga vendi ku u qëllua, në rrugën Nikopoleos dhe u gjet në një makinë me një burrë dhe një grua tjetër.

Sipas të dhënave paraprake, gruaja dhe burri që ishin me të në makinë u dërguan në rajon për të dëshmuar dhe dyshohet rasti është përplasja e armatosur midis dy grupeve të të huajve.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *