Greqi, vdes në aksident këngëtari i njohur

redaktor

Këngëtari i njohur grek Pantelis Pantelidis 32 vjeç ka humbur jetën në një aksident tragjik në Athinë mëngjesin e sotëm.

Këngëtari po kthehej nga një lokal nate ku ishte i ftuar që të këndonte.

Makina me të cilën udhëtonte po ecte me shpejtësi të lartë, humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë në zonën e njohur si Vouliagmeni në kryeqytetin grek.

Bashkë me të, në makinë ishin edhe dy femra dhe pronari i lokalit ku këngëtari i njohur kishte kënduar. Gjatë viteve të fundit, Pantelis Pantelidis ishte ndër këngëtarët më të njohur në Greqi, por edhe në vendin tonë.

9

10

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *