Greqi, zbulohet një varr i lashtë, dyshohet se i përket Aleksandrit të Madh

redaktor

Arkeologët në Greqi kanë gjetur një varr të lashtë për të cilin dyshojnë dhe besojnë se i takon Aleksandrit të Madh.

Varri është zbuluar në Amfipoli Serres. Ai është 498 m i gjatë dhe 3 metra i lartë. Sipas zbuluesve varri i gjetur është 10 herë më i lartë se ai i Filipit, babait të Aleksandrit.

Varri është prej mermeri, në formë piramide, me simetri dhe harmoni të madhe dhe në krye të tij është vendosur një luan, i cili është simbol karakteristik i Mbretërisë maqedonase, gjë që intepretohet nga zbuluesit si një shenjë që tregon se ai i takon një varri mbretërish.

Edhe pse arkeologët nuk kanë arritur në përfundimin se varri i gjetur është varri i mbretit Aleksandër, besojnë fuqimisht në këtë version.
Ministria greke e Kulturës u tregua shumë e kujdesshme në një deklaratë të saj, ku e vlerëson zbulimin “vecanërisht të rëndësishëm”, por thekson se “interpretimi dhe identifikimi me figura historike para përfundimit të gërmimeve, është i rrezikshëm”.

Gjetja e varrit të Aleksandrit të Madh, i cili vdiq në vitin 323 p.e.s dhe që mendohej se ndodhej në Egjipt, dukej ëndërr e largët dhe nëse dyshimi vërtetohet, atëherë zbulimi i ditëve të fundit është një nga zbulimet më të mëdha arkeologjike të të gjitha kohërave.

Edhe media ndërkombëtare ka raportuar për gjetjen e varrit të lashtë në Greqi./Anila Jole/BW

Share This Article
8 Comments
  • Se mos gjejnë brenda ndonjë epitaf të shkruar në një gjuhë që zbërthehet vetëm me shqipen e sotme, se pastaj do thonë që nuk është i Aleksandrit, por i një myslimani mizor që i ka përdhosur Anus-tasit një libër që është aq të shenjtë, sa mund ta gjesh lehtësisht në çdo vend ku jetojnë të krishterët.

  • Ka nisur një fushatë e shpifur e veladonë zhulosurve të Anus-tasit, të cilët përdorin lloj-lloj emrash dhe dalin e shkruajnë në forume, duke mbrojtur Kishën Ortodokse Joautoqefale të të Ashtuquajturit “Vorio Epir”, kreun e saj dylber, si dhe të gjitha veprimet e zeza të kuçkave të Agimit të Kartë, me synimin që të nxisin “shpirtin rebel” të besimtarëve ortodoksë, për t’i dalë në ndihmë qishës që po “vuan” nën thundrën e “turqve”. I tillë është edhe ky burri-kuçkë që shkruan më sipër si anonim, i cili sipas rastit përdor pseudonime çfarëdo.

  • Po mir e thua o Pellazgu, do gjejne shkronja shqipe dhe do ti publikojne… Ata vijne ne shqiperi dhe i zhdukin fjalet shqipe a i zevendesojn me greke, ne mes te shqiperis fale agjenteve te tyre pseudo historian e pseudo arkeolog.. Jo me ne mes te greqis

  • Çfardo qe te gjejne ne ate varr nuk do te gjejne germa greqisht sepse i perket nje periudhe qe nuk ekzistonte greku si komb. Keta anonimet mire bejne qe shkruajne se ne shpesh tregohemi indiferent e sehirxhi dhe se kemi parasysh qe kisha greke ka dy shekuj qe punon veten per perhapjen e “Megali-Ides”. Dhe ne keto kohe gjene sa te duash njerez te paguar qe te shkruajne sipas deshires dhe porosise te antishqiptarit Janullatos dhe disa agjenteve te Asfalise ne kishat e Gjirokastres, Permetit, Beratit e Korçes. Do presim e do mesojme me shume per kete Varre, por anonimet sdo gjejne rehat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *