ATHINË – Familja Dodaj prej 3 ditësh kërkojnë vajzën 15-vjeçare e cila prej të martës nuk gjendet asnjë gjurmë. Policia greke dhe Organizata Buzëqeshja e Fëmijës janë vënë në kërkim të adoleshentes Kristiana Dodaj. A1 Report informon se Kristiana Dodaj është larguar nga shtëpia në fshatin Thermi të prefekturës së Etoloaharnanias në Greqi qysh prej datës 14 maj. Denoncimi për zhdukjen e vajzës është bërë nga babai i saj një ditë më vonë, pas shqetësimit që vajza po vonohej të kthehej në shtëpi dhe nuk kishte dhenë asnjë shenjë jete. (A1)