Greqi, zjarri i madh rrezikon Lefkadën

Bora Basholli

Rikthehen zjarret në Greqi. Media greke Zougla.gr raporton se mesditën e sotme një zjarr ka rënë në zonën me pyje të Kalamistit në ishullin e Lefkadës, një destinacion turistik i vizituar edhe nga shqiptarët.

Autoritetet thonë se zjarri po përhapet me shpejtësi dhe frika në zonë është e madhe. Për të shuar flakët janë angazhuar në terren 12 zjarrfikës dhe dy avionë ujëmbajtës.

Zjarri ndodhi në fshatin Kalamitsi Lefkada, duke shënuar një alarm në Brigadën e Zjarrit.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *