Një paketë masash të shëndetit publik që kanë të bëjnë me qytetarët e pavaksinuar dhe do të zbatohen nga vjeshta, me qëllim ndalimin e pandemisë, njoftoi Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vassilis Kikilias.
“Ne po flasim për një pandemi të të pavaksinuarve. Më shumë se 90% e pacientëve në ICU janë të pavaksinuar. Duke u kthyer nga pushimet, grekët mbyllin vaksinat“, tha Vassilis Kikilias,
Sipas mediave greke, ai shpjegoi se vendi ka nevojë për rreth një milion vaksinime të tjera për të arritur normat e vaksinimit të vendeve të tjera evropiane si Portugalia.
Disa nga masat e shëndetit publik që do të kenë të bëjnë me të pavaksinuarit përfshijnë:
- Vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë personelit mjekësor madje dhe mjekët privatë dhe farmacistët.
- Nga 13/9 punonjësit e vaksinuar në sektorin publik dhe privat do të duhet të bëjnë një test laboratorik çdo javë i cili nuk do të jetë më falas por do të kushtojë 10 euro.
- Me Dy teste të detyrueshme në javë për mësuesit e pavaksinuar, nga 13 shtatori. Testet falas do t’u jepen vetëm studentëve. Edukatorët dhe akademikët e vaksinuar, ata që punojnë në turizëm, hotelieri, televizion, film, teatër, muzikë dhe vallëzim do të bëjnë dy teste në javë.
- Të pavaksinuarit nuk mund të hyjnë në strukturat publike për të bërë testin falas të Covid para udhëtimit.
- Në të gjitha vendet e tjera të punës të mbyllura, punëdhënësi me ligj ka të drejtë të dijë se cilët nga punonjësit janë të vaksinuar.
- Përdorimi i një maske në të gjitha zonat e jashtme ku ka tubime.
Mosrespektimi i këtyre masave parashikon dënime që përfshin pezullimin e punës për punonjësit, mospjesëmarrjen në shkollë për studentët dhe një ndalim udhëtimi për udhëtarët.
j.l./ dita
