Greqia: BE të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ornela

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias së fundmi ka nënvizuar qëndrimin e prerë të Greqisë për fillimin e menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, si dhe Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi mbështetjen e Greqisë në perspektivën evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor, që do të konsolidojë në një klimë sigurie dhe prosperiteti.

Ministri i Jashtëm vuri në dukje edhe rrezikun që paraqet aksioni i destabilizimit të vendeve të treta në rajon, veprim i cili ka mundësi serioze të intensifikohet, në vazhdën e zhvillimeve në Evropën Lindore. Me forcimin e rolit të Greqisë, si shtyllë e stabilitetit në rajon, zvogëlohet fusha e veprimit të vendeve të treta.

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka pritur mëngjesin e sotëm të punës, në Këshillin për Punë të Jashtme në Bruksel, me pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe homologëve të tij të BE-së.

Në takim, u bisedua për perspektivën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Më këtë mëngjes pune morën pjesë 17 ministra të Jashtëm të BE-së, përfshirë shtetet më të mëdha anëtare, si Franca, Gjermania dhe Italia, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Barley.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ndonje kusht per minoritetin e kishte ky mavria? A ndonje varreze me ushtare grek te rene ne Durres duke luftuar façizmin? Me siguri e ka fjet mendjen qe skan per tu hap negociata, prandaj bertet me te madhe

  • Nuk duam negociata duam anetaresim ditekt. Na keni lodh duke na mashtruar. Ja, keni Rumanine me 20 milione banore, te krimbur ne korrupsion, por ju e bete anetare. Shqiperia eshte vend strategjik dhe duhet te jete pjese e BE-se. Ne 2014 na thate, prisni ne 2015, pastaj thate e sigurt ne 2018. Më pas thate se hyrjen e Shqiperise ne BE, e pengonte Anglia. Ja dhe Anglia doli nga BE-ja perfundimisht ne fund te 2019-es. Tashmë u kane mbaruar genjeshtrat. Duam jo nevociata( luge boshe) por direkt anetaresim.

  • Po vunjotsit Niko Dede qe hiqet me grek se greket, pse I erdhi zeri tani, ku fshihet lepuri, tek Deti Jon per naften apo ndonje ndonje “respublika grreçkaja” ne Shqiperi per t’i mbrojtur nga bombat e vallait Rus e druzhe serb.

  • Mire qe kujtohet Greqia per punen qe duhet te beje qeveria jone per pranimin ne BE , me siguri ministrja jone duhet te jete ne Himare duke admiruar projektin e burrit dhe nuk ka kohe te loboje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *