Greqia bën kërkesë tek ESM-ja, kërkon paketën e tretë të ndihmave

Dita

Nëpërmjet ministrit të ri grek të Financave, Euclid Tsakalotos, Greqia ka dorëzuar orët e fundit një kërkesë për kredi të re ndihme tek Mekanizmi Europian i Stabilitetit (ESM).

Në letrën drejtuar kreut të këtij organizmi, Klaus Regling, theksohet se deri të enjten më 9 korrik qeveria greke do të ketë dorëzuar edhe propozimet e saj për masat dhe reformat që kërkojnë huadhënësit në mënyrë që të mbyllet një marrëveshje midis të dypalëve.

Kërkesa është dorëzuar derisa kryeministri Tsipras fliste në Parlamentin Europian.

Megjithëse në kërkësen e Greqisë nuk flitet tani për tani për shumën e kredisë se re, mediat e huaja vlerësojnë se ajo mund të jetë me afat trevjeçar dhe e një niveli nga 51 deri në 70 miliardë euro, ndërsa nëse do të ketë sukses, mund të shtyhet për disa vite të tjera.

Si kusht për të marrë menjëherë Athina rreth 7 miliardë euro që të shlyejë detyrimet deri në fund të këtij muaji, duhet që qeveria të pranojë reforma në sistemin e taksave dhe në reduktimin e pensioneve, theksojnë burime gazetareske.

Kërkesa do të duhet të vlerësohet më parë nga KE-ja dhe BQE-ja dhe mund të thirret për këshillim edhe FMN-ja. Ndërsa, lista me propozimet greke do të shqyrtohet nga Eurogrupi dhe nëse ajo do të miratohet nga ministrat e Finacave të Eurozonës, do të anulohet edhe Samiti i lartë i vendeve të BE-së paralajmëruar për ditën e diele.

Share This Article
2 Comments
  • KETA GREKERIT,,,,JA MOREN DOREN BORXHEVE,, SI BEN ME PERSHTYPJE,,PO KERKOJN TE TJERA,, EPO AQ SA TE DALI TURPI SE. NUK. PYET ME PASTAJ,,, LE QE KETA ME BORXHE JAN MESUAR,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *