Ministria për AntiKorrupsionin në Greqi zbuloi se Konsullata e saj në Stamboll shpërndante viza ilegale, për personat me precedent penal. Hetimi zbuloi se zyrtarët e konsullatës greke në Stamboll kanë nxjerrë qindra viza, të cilat ia kanë shpërndarë personave që kanë lidhje me aktivitetet kriminale dhe korruptive.
Sipas agjencisë së lajmeve “Amna”, ministri i Shtetit në Luftën kundër korrupsionit, Panayotis Nikoludis, urdhëroi që të gjitha asetet e zyrtarëve që lidhen me këtë aktivitet korruptiv të merren nën kontroll nga ministria, ndërkohë që bankat kanë ngrirë llogaritë e tyre.
Hetimi zbuloi se, ky aktivitet ka ndodhur gjatë periudhës shtator 2011 deri në tetor 2014. Konsullata greke në Stamboll së fundi ka njoftuar se, nuk do të shpërndajë më viza për shtetasit turk, për shkak të një defekti teknik. Por ky problem është zgjidhur brenda 3 ditësh.
Problemi i vizave ka penguar qindra vizitorë turq që të kalojnë pushimet në Greqi.

Sa bukur ! Turqit aziatike , hyjne me viza ne Evrope , si kosovaret . As vizat nuk ja u paskan hequr . Bravo BE-ja .