Greqia dhe Shqipëria siç nuk duhet…!

Ornela

    Nga  Naun Kule

(Refleksione mbi librin omonim të publicistit Pano Hallko)

                                        Faik Konica, 1929:-Ju rrëfej grekërit..!

Autori i këtij libri, publicisti Pano Hallko, duhet të ndjehet me fat sepse ka pasur rastin të njohë një realitet të trishtë, i cili paçka se kaq afër dhe larg nesh, është thuajse i pabesueshëm, për nivelet e sotme të progresit shoqëror dhe civilizimit europian.

Gazetari Hallko ishte i pari korrespondent i gazetës tonë -opozitë të atyre viteve, “Koha jonë”, i atashuar në kryeqytetin e Greqisë dhe më pas, në Lidhjen e korrespondentëve të huaj  në Athinë. Rikthimi i tij në Shqipëri pas disa viteve pune atje, i dha rast ta pasurojë CV-në e tij publicistike me reportazhe, editoriale, opinione dhe analiza., në botimet e Tiranës, si “Gazeta shqiptare”, “Shekulli”, “Sot”,”Albania”, etj.

Pra autori Hallko vjen i “mbushur deri në …ënjtje” me një përvojë bashkëkohore të statusit dhe të sekreteve profesionale të gazetarisë dhe publicistikës, parë dhe mësuar ndër kolegë vendas dhe të huaj.

Ishte në Greqi në fillimet e atyre viteve kur gjakoseshin rrugët dhe drurët nga grupet e të rinjve (dhe jo vetëm…), që çanin dëborë dhe pyje, kalonin male dhe lumenj, në kërkim të një jete më të mirë apo thjeshtë, për të siguruar bukën e gojës. Miku ynë Pano, i njohu nga afër dhe, shpesh mes tyre, në halle e vështirësi për të përballuar “zezomën greke”,  nën shurdhërinë e verbërisë politike të shtetarëve shqiptarë të cilët, si rishtarë të “demokracisë” sapo shijonin lezetin  që u dha kolltuku qeveritar.

…Për fatin e mirë (apo të keq..?) harta europiane e shqiptarëve na ka sjellë si gjitoni (fqinjë) në kufijtë jugveriorë popujt serbo-grek, që të dy të fesë ortodokse. Pikërisht ky fakt historik, në vend që të na shërbente si urëlidhjeje, ka shërbyer dhe vazhdon ende të përdoret si “gozhda e Nastradinit” për të varur… Falë edhe politikës antishqiptare të ndonjë vendi “demokratik” të Europës së djeshme, për të “qerasur” davorisht orekset e fqinjëve  tanë, vendi ynë u katandis në një “sanduiç” i gëdhendur e ndarë nga vatra mëmë, të disa krahinave dhe qyteteve në të cilat ende sot flasin dhe jetojnë shqiptarisht.

 

Viktima të radhës të racizmit grek…

 Është e pamundur të paraqesësh dhe të përshkruash gjithë tablotë, emrat dhe bëmat e thagmave të sjella nga autori në këtë libër. Duke qenë pranë dhe shpesh mes tyre, autori Hallko ka dokumentuar dhjetëra të tilla ku dëshmohet dhuna e egër, deri shtazarake e policisë, gjyqtarëve e afendikojve, deri edhe e vet shtetit grek,  sa jo rrallë skenat janë  makabër dhe të pabesueshme…

…Ruxhensi, djali dhjetë vjeçar i familjes Rrasa-Elbasan, ardhur në Greqi në vitin 1995, përveçse është nxënës i dalluar në mësime, shquhet edhe për talent në futboll. Trajneri i tij flet me entuziazëm për shqiptarin e vogël dhe e vlerëson si “asin” e ekipit të tij. Mirëpo, sa më shumë dallohej si nxënës dhe sportist i mirë, aq më shumë shahej si shqiptar..!? Madje jo vetëm nga bashkënxënësit e tij grekë, por edhe nga disa mësues të shkollës siç bënte mësuesja Ana Aroni e cila, sa herë i ndodhej pranë, e shante, e fyente duke i shkulur veshin ose flokët me fjalët: -Shqiptar i poshtër…!

Një ditë, trajneri i kërkoi që të fliste me prindërit për ta pagëzar..!?

Duhej të ndërronte edhe emrin..! Pas shumë të përplasurash me prindërit dhe trajnerin, Ruxhensi i vogël shqiptar u bë “Janis..?”

Por edhe kjo nuk mjaftonte. Ekipi sportiv i Janis u thirr në Itali për ndeshje. Menaxheri e trajneri u morën seriozisht me dokumentet e sportistëve të vegjël, shoqëruar me stërvitjen e përditshme. Prindërit shqiptarë të Ruxhers-Janis, paguan edhe 500 euro, për dokumentet e djalit sportist, dhe një ditë u nisën për në Itali.

Në skuadrën e djaloshit shqiptar kishte edhe djem bullgarë, rumunë etj.

Por, në aeroportin e Athinës, sportistin e ri shqiptar e kthyen. Shkaku..?!

-Nuk ka lejen e…punës!?

Erdhi i ati dhe tregoi “kartën jeshile” ku ishte shkruar edhe i biri…

-Jo, një kartë të tillë duhet ta ketë edhe djali…

Vogëlushi shqiptar i lutej e betohej grekes së aeroportit grek, qante dhe lebetitej të mos e ndanin nga shokët..!

I ati, menaxheri e trajneri (të dy grekë…!), e merrnin përsipër dhe garantonin nëpunësen e shtetit “demokratik” grek… Por meazallah se hante pykë nëpunësja e daljes B3 në aeroportin e Athinës. Domosdo, nuk mund të dilte ndesh me këtë racizëm absurd të shtetit të saj “europian”..!?

Djaloshi shqiptar Ruxhensi-Janis, u kthye i lebetitur dhe i zhgënjyer familjarisht. Tani, prindërit e djaloshit, kanë vite që paguajnë një mjek psikiatër i cili, i mbush mendjen Ruxhensit tonë se…”çka ndodhi me ty, ishte një gabim… se Greqia… shteti grek, i do edhe fëmijtë e huaj..!?”

Ndërsa shqiptari, i vuajtur dhe i goditur ende fëmijë, sheh mjekun në sy, dhe qesh hidhur:-Unë vij nga xhehnemi, ky më flet për xhehnet..!?

 

 Dëshmori Kudret Kume (Ilia Kareli)

                                                                 (Sipas E.Avgjerini)

Shqiptari Kudret Kume (Ilia Kareli), vret në burg gardianin e tij i cili, e torturonte shtazërisht, çdo ditë dhe krejt pa shkak. Kësisoj, shqiptari i burgosur, u bë dëshmitari i gjallë, se në burgjet greke punojnë torturues profesionistë, xhelatë të ushqyer, stërvitur dhe paguar mirë, pikërisht për të torturuar fatkeqët e mbyllur këtu. Ky është një fakt aq i njohur sa ka shkruar raport të posaçëm  edhe Amnisty Internacional. Qëndrimi i tyre kritik për një vend demokratik, gjetkë do të kishte rrëzuar qeveri. Kurse në Greqi, nuk bënë shumë përshtypje. Dhe, mbani parasysh se aq sa thuhet e shkruhet në këto raporte, është vetëm “maja e ajsbergut”…

…Ilia Kareli ishte dënuar kaq rëndë dhe vuante torturat greke jo se kishte kryer aq e kaq krime, por kryesisht, sepse ishte shqiptar..!

Dhe jo vetëm Ilia…! Aty shihte bashkëkombasit e tij të burgosur e dënuar rëndë për hiçmosgjë, të cilët fyhen, goditen e torturohen nga këto shtazë të racës greke… Ja, mes tyre shoh shqiptarin e burgosur padrejtësisht, i cili ndërmerr veprimin e fundit të vendosjes së dinjitetit njerëzor..!

Shikoj edhe shtazët greke, të cilët, meqenëse nuk mundën ta “shqyenin” dinjitetin e djaloshit shqiptar, e vunë poshtë dhe… i shqyen trupin..! Martiri, si një rrufepritës, duroi mbi vete dhunën dhe shtazërinë që bien mbi të dhe shokët e tij. Së fundmi vendos që këto rrufe t’i marrë mbi vete dhe t’i përcjellë bashkë me frymën e fundit..!

…Ndoshta një ditë do gjykohen edhe gardianët-shtazë, që shqyen trupin e shqiptarit Kudret, xhelatët profesionistë, që paguhen bollshëm nga shteti “europian” grek, për të shqyer trupa dhe shpirtëra njerëzorë…

Gjithsesi, shqiptari Kudret Kume, bëri ç’mundi..!

E bëri jetën dhe trupin e vet Thirrje njerëzore, për të gjallë e të vdekur, duke lënë dëshminë e përgjakur si një damkë turpi mbi maskën fytyrore të racizmit grek, fatkeqësisht ende, pjesë e shoqërisë së sotme greke..!

 

Dorën mbi Ungjill… grushtin mbi shqiptarë..!

 

Paçka se jo pa humor, shqiptarët që njohin realitete të shoqërisë greke, thonë se dy njerëzve u trembet sot greku; priftit dhe turkut…

Çuditërisht këto dy figura, kaq të ndryshme dhe në dukje kaq larg njëra tjetrës, përbëjnë një simbiozë, një lloj aliazhi që dikur  zotëronte  gjithë pushtetin e buruar në Stambollin grekosman. Kjo sepse, pikërisht aty, në Stamboll (Kostandinopojë), aty ishin vulat e shenjta vendimmarrëse për miliona njerëz; myslimanë dhe të krishterë; raja dhe afendikonj, pashallarë peshkopë dhe gjeneralë. Ishin aty, Sulltani dhe Patriku; të dy kaq larg dhe fare pranë, ushqenin dhe mbështesnin njeri tjetrin..!

Dihet se shteti grek, vazhdon tradicionin mesjetar, bizantin si shtet fetar. Kjo sjellë për pasojë që feja t’i shërbejë politikës,  edhe pse dihet se, kur feja përzihet me politikën, mbaron së qëni fe. Gjithsesi, shtetarët dhe klerikët grekë, vazhdojnë me “Dorën në ungjill…” kur gjithë bota e civilizuar betohen me dorën mbi ligj dhe Kushtetutë…

…Bashkëveprimi që arrin gjer tek Ungjilli i sotëm grek ze fill që pas marrjes së Stambollit, në vitin 1453, kur doli problemi sulltanor se ç’qëndrim do mbante pushtuesi i ri osman, ndaj botës së krishtere të pushtuar. Pikërisht kjo dilemë solli marrëveshjen e 1 qershorit 1453 sipas të cilës, Sulltani emëroi Patrikun e ri, Gjergj Skolarios dhe në fermanin sulltanor shoqërues, urdhëronte:

Askush të mos i imponohet Patrikut.

 -Kishat ortodokse të mos shndërrohen në xhami.

 -Patriku dhe peshkopët ortodoksë kanë pushtet të plotë mbi shkollat dhe mësimet.

 -Patriku ngrihet në rangun e Vezirit të madh.

 

Dy vjet më vonë, më 1455, gjuha greke u shpall, krahas asaj turke, gjuhë zyrtare. Kjo sepse, siç shpjegon diplomati francez Le Conte, “Turku nuk ka aleat më të mirë se sa grekun… sidomos parinë greke” për të mbajtur nën shtypje dhe shfrytëzim gjithë popullsitë e krishtera të pushtuara nga osmanët. Ndërkohë që klerikët dhe peshkopët, përgjithësisht grekër, me pashallarët turq, gjithnjë i gjejmë bashkë në shfrytëzimin dhe mashtrimin e popujve të pushtuar. Duke e ditur se “Tredhja e një populli fillon me fëmijtë”, gjithë synimet e kishës dhe të shkollave greke, hapur zakonisht pranë kishës, (kisha-shkollë, prifti-mësues, programet mësimore-peshkopët). Ndaj “…Fusha në të cilën propaganda greke shfaqet më tepër se kudo, është shkolla… Në mes dy arsimeve, atij grek dhe atij turk, fuqinë ma të madhe e ka arsimi grek, si arsim feje…” (“Përlindja e Shqipërisë”,Vlorë,nr.20,dt.05.10. 1913)

Pas krijimit të shtetit grek, shkollat greqisht, u bënë një mjet i fuqishëm i përhapjes së helenizmit. Patriarkana greke dhe fanariotët propagandonin në programet shkollore, krenarinë e hershme të mitizuar greke, për çdo gjë ndërsa,mohonin dhe përbuznin  gjuhën dhe historinë, e popujve të tjerë   sidomos atë shqipe, vllahe, etj. Të kujtojmë se në vitin 1900, vetëm në Nahijetin e Myzeqesë (mes lumenjve Vjosë dhe Shkumbin), gati në çdo fshat, kishte një shkollë greqisht. Përherë nën kujdesin dhe programet e hartuara nga dhespoti i Beratit i cili, gjithnjë ka qënë ose grek, (siç është edhe sot), ose shqiptar grekoman..

(Libri “Mësuesit e vegjël, bëjnë kombet e mëdhenj”,Tiranë, 2007, fq.274)

Përhapja dhe subvencioni i shkollave greke ishte detyrë themelore e Patrikut, fanariotëve dhe misionarëve grekë të sojit Kozma Etolis (shën Kozma) të cilët, për të mashtruar turmat analfabete të kohës, vishnin  xhyben e klerikut dhe flisnin me kryq në dorë edhe në emër të Krishtit i cili, paska porositur që lutjet të bëhen vetëm greqisht se gjuhët e tjera  janë mallkuar nga zoti… Për këtë arsye, Sinodi i shenjtë i Patriarkanës, në vendimin e vitit 1593, urdhëron: “…secili peshkop të gjente fonde, të hapte sa më shumë shkolla për të mësuar shkrimin e shenjtë  greqisht pasi, çdo gjuhë tjetër  mallkohej si “armik i perëndisë”.

Kështu mallkonte edhe vet Patriku Kalimaqi më 1691, duke i bërë  kishën dhe priftërinjtë grekë,“më turq se vet turqit dhe Patriarkanën greke të Stambollit,më Sulltan se vet Sulltani..!”

              (Prof. K. Xoxi, libri“Shkollat ortodokse në Shqipëri”Tirane,2002, fq. 24)

Kështu mallkonte edhe një shekull më vonë në Myzeqe e gjetkë murgu antishqiptar shën Kozmai, i cili, shpërblente çdo familje shqiptare, që i premtonte se edhe në shtëpi do fliste  vetëm greqisht se “…vetëm kështu e… kupton zoti..! Të gjitha këto përpjekje, nga oborri i Sulltanit, misionarët e Patriarkanës dhe Megaliidhesë greke të Stambollit, kishin një rezultante; qeverisjen në paqe dhe nënshtrimin e gjithë rajave pavarësisht, në ishin myslimanë a të krishterë. Në një letër dërguar kadiut të Filatit më 13 qershor, 1767,“shën” Kozmai, shkruante:

“..Unë,si shërbëtor i sovranit tim, Sulltan Hamitit, po bredh fshat më fshat për të bindur të krishterët të ruajnë besën e zotit, dhe t’u binden urdhrave të Sulltanit, siç kam porosi nga Patriku..Pushteti turk është më i miri se çdo pushtet tjetër… Prandaj zoti ua hoqi pushtetin të krishterëve e ua dha turqve për të mirën tonë…”

 

 

                    ***

Historia qindravjeçare e dinakërisë greke, ka provuar se me “Dorën mbi ungjill..” në një shtet fetar si Greqia, janë bërë dhe bëhen gjithë krimet e makrabitetet kundër shqiptarëve, siç përshkruhet qartë, saktë e dhimbshëm, në këtë libër të mirëpritur të autorit Pano Hallko.

Kështu besojmë se edhe “përkthyesja” greke, Varvara, që mashtronte shqiptarët gjorë ndër gjyqet dhe burgjet greke, gjoja si përkthyese pa ditur shqip, kur betohesh përpara drejtësisë greke, doemos me dorën në Ungjill e bënte, apo jo ? Duam të besojmë se kësisoj është betuar edhe grekomani që rrëzoi me dinamit lapidarin e heroit Odise Kasnecit, për të ngritur pikërisht aty kryqin e Janullatosit… Edhe prifti grekoman i Dhërmiut, doemos, me dorën në Ungjill kërcënonte banorët që të votonin për Bollanon se kështu ka urdhëruar zoti… Se kryepeshkopi i Greqisë ftoi besimtarët ortodoksë grekë të mbledhin ndihma për vëllezërit serbë që luftojnë kundër kosovarëve, doemos në emër të Ungjillit e bëri..!?

Dhe pse jo, falë shtetarëve tanë antishqiptarë që na bënë peshqesh Janullatosin, kryepeshkopin grek të ortodoksisë shqiptare (…kisha shqiptare me kokë greku..!) kemi rast të përfitojmë nga përvoja e kishës greke me sa dobi e ve në punët e shtetit sloganin “Dora mbi Ungjill, grushti…“.

Siç bëri Janullatos kur bekoi priftërinjtë antishqiptarë të sojit Thomallari, që mbushin thasët me kockat e gjyshërve, grave dhe fëmijve shqiptarë, varrosur brenda hartës së “Vorio Epirit”, për t’i shitur si ushtarë grekë. Me dorën mbi Ungjill, kryepeshkopi Janullatos përzuri nga KOASH-i “babain e saj”shpirtëror, imzot Fan Nolin dhe refuzon të nderojë dëshmorët e saj, për të na thënë se ortodoksia shqiptare fillon me grekun Anastasios dhe ca puthadorë rrotull tij, që e duan kishën tonë me stomak dhe jo me zemër…

Për t’ia freskuar paksa kujtesën e lodhur kryepeshkopit tonë, po i kujtojmë se edhe 100 e ca vjet më parë (1914-15), kur andartët grekë,  të  komanduar edhe nga klerikët tuaj, (me kryq dhe thikë..!?), me siguri, i bënë ato masakra, pasi kanë vënë dorën mbi Ungjill, siç bënë  masakruan e   200 e ca civilë, (gra, fëmijë e pleq myslimanë), në vendin e shenjtë, në manastirin e fshatit Kodër dhe jo vetëm…

        (Gaz. Dita, “Përmendore në Hormovë” nga N. Çabej, dt.25.10.2018)

Ja, nga këto veprime barbare, raciste dhe shtazarake të andartëve grekë, nxitur edhe nga shenjtëria e kishës greke, gjithnjë me dorën në Ungjill,(!?), kanë marrë udhë elegji të tilla popullore shqiptare, që ende të nxjerrin lotë:

”Qaj moj Shqipëri, uluri e gjorë/ Me djepe në krah, me foshnje në dorë/

Shtëpitë na i dogjën, arat na i korrn/ Na përzuri greku, me urë në dorë…”(Pop)

 

  Apo; “Bëjmë dava me grekërinë/ me kishnë dhe priftërinë/

      Duan të na shtyjnë kufinë..”(Pop.Myzeqe)

 

Se ç’punë ka kisha dhe priftëria greke me kufirin tonë historik e shtetëror… mund ta spjegojë vetëm  kisha dhe priftëria greke…

Duke e uruar dhe falënderuar publiçistin atdhetar, Pano Hallko, si autor të këtij libri shumë të dobishëm dhe interesant, por edhe për t’i thënë lexuesit shqiptar, se kjo politikë shovene e fqinjëve tanë jugorë, është vazhdë e hershme e politikës raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, po sjell edhe një reagim të trishtë të një atdhetari dhe mësuesi luftëtar, Mihal Ballkameni, i cili në gusht, 1913, kur Shqipëria përkëmbej e pavarësuar shkruante:

“…Sharjet, shpifjet dhe gjithë fëlliqësirat e grekërve kundër kombësisë tënë, rrëfejnë se grekërit kurrë nuk e kanë dashur lirinë e Shqipërisë, po përkundra, humbjen e kombit tënë nga faq’e dheut”

(Gazeta “Përlindja e Shqipërisë” Vlorë, nr.3,dt. 07.08.1913)

                                                             Korrik, 2020

Share This Article
8 Comments
  • Nuk jam dakord që: kur feja përzjehet me politikë, pushon së qeni fe, e humb esencën etj. Jo, pasi këto bashkëpunime kanë qenë qysh në Egjiptin e lashtë (Khem). Varet nga lideri i politikës a do të bashkëpunojë apo jo. Nëse jo atëherë feja mundohet dhe përçan politikën.
    E dyta, pavarësisht thënies së atij francezit mbi grekërit e turqit, për të mbajtur pushtetin bëhej pavarësisht dominimit të të krishterëve grek kundra të tjerëve. E njëjta gjë do të vlente edhe për shqipëtarët, NËSE zhvillonte shkollat e tyre që në atë kohë. Megjithatë as sot nuk është vonë, sikundër në Epir grekët kanë mësuar në shkollën e Janinës (e vazhdojnë marrin mësim) të ndërtuar nga Vangjel Zhapa (patriot shqipëtar që grekët kërkojnë ta përvetësojnë). Nëse krijohet arsimi CILËSOR, arrin të hedhë poshtë gjithë gjullurdinë greke e serbe në këtë rast duke e kthyer historinë e paçavure me të cilën kanë mashtruar perëndimin dhe veten e tyre. Këtë gjë e pret dhe e kërkon, ShBA edhe Europa (Gjermania me ngulm), por akti dhe kryerja e aktit është në dorën tonë.
    Si dhe për atë beratësin e ke gabim, pasi ai ishte vërtet shqipëtar i gatuar shqipëtar, jo sikundër Spiridoni, kreu i Tiranës, e kreu i Durrësit që e kanë emrin në kishën greke edhe sot e kësaj dite. Për të mos folur për lojën e dyfishtë që ka bërë pikërisht ky Spiridoni me shitjen e Epirit në qeverinë e përkohshme të Zografit. Ky në fillim ishte pro epirot dhe shqipëtar – greqisht folës si shumë të tjerë, (për shkak të besimit kryesisht me epërsinë fetate që kish fituar qysh në 1831, si dhe për tregëti) në ato vite kishte rënë në burg. Në rrëmujën të perandorisë osmane, me ndihmë maqedonse-bullgare arrin të arratiset (lirohet). Më pas nga pro shqipëtar bëhet kundër nesh për arsye se paskish gisht edhe një shërbim sekret i krijuar enkas për “Voroi-Epirin” e qeverinë e përkohshme të Zografit. Ky i fundit ishte ministër i jashtëm ne Athinë edhe kryeministër me qendër Korfuzin për “Epirin Grek”, që nuk e kishin asimiluar/”homogjenizuaa” dot të gjithin dhe ishin vetëm pakicë greke e shumicë epirote orthodokse + epirotë myslymanë që shkonin me xhami deri në Prevezë aso kohe. E provuar që ishte tradhëtar si shumë të tjerë në një foto ku janë me flamurin e Vorio-Epirit, dhe pavarësisht se kishin si “qëllim të mirë” zhvillim e fshatarëve me ndihmë nga kisha në tokat tona, që i kishin detyruar me dhunë e plaçkitje të paguanin taksa te grekët, pas rrëmbimit të tokave dhe PSEUDO-REFORMËS së tokave bujqësore. Gjithashtu qëllimi tjetër ishte parandalimi (mohimi) i emrit të qeverisë shqipëtare duke thënë që, ja neve jemi epirotë.
    Përveç këtij beratasit edhe në Korçë ka qenë një mitropolit përpara se të vinin grekët një të tyren, e që thuhet ngaqë ishtë shqiptar e kanë torturuar e vandalizuar në shesh para qindra qytetarëve.
    Të gjitha këto na çojnë në kohën e sotme me Janullatosin me pashaportë shqipëtare, e pro grek sa herë që i këndon vargjet. Prandaj, dhe loja që po luhet është; që kisha greke të emërojë PËRSËRI ndonjë grek të zgjedhur prej saj, në krye të kishës autoqefale të krijuar nga Noli, pikërisht kundër këtyre qëllimeve konsistente të grekërve, pra, për të përçarë politikën tonë anemike, asimilimi si komb në zonën e Epirit, dhe dalja kurdoherë në pazar me Serbinë për të ndarë Shqipërinë mes kishas orthodokse si më të fuqishme që janë, për lidhjet që kanë. Këto qëllime ishin më të freskëta kur i kuptoi dhe parandaloi Noli, por tani kanë rritur teknikën. Prandaj duhet t’i tregojmë këtyre grabitqareve se e kuptojmë ku duan të dalin.
    #Kufirin te thana do ta ndërtojme pavarsisht këtyre pisllëqeve. Dhe atëherë ti themi le të ulen ne gjunjë.

  • Fe pa politikë, dhe politikë pa fe nuk ka. Pra ekzistojnë si binom. (Kush të fshehtë e kush sheshit si grekët, lidhjë të forta e binom i fuqishëm apo të dobëta e binom i pafuqishëm, s’ka rëndësi pasi ndrron historia ndrrojnë fytyrat, por jo aspiratat e populli i zgjedhur). Shembull i veçantë e unikal është komunizmi, prandaj është ide komunste mospërzierja e fesë në politikë nga bolshevikët, pasi ngelet politikë ateiste e vetëm me komplote, e gjitha me aspirarë 0 për popullin.
    Asnjë formë/regjim tjetër nuk i ka pasur të ndara ndonjëherë. Si dhe, Epoka para erës sonë, dhe ajo pas erës sonë në vitin 0 bën politikën e fesë, (fe monoteiste) si dhe krijon këtë politikë “të re” mbas vitit zero. Bashkimi i tyre,(binomi) është fe monoteiste + politikë në shumë fusha/ besime. Mos shikoni sa keni humbur, po punoni për aspiratat e përbashkëta të tanishme me 1dëshirë e 1qëllim?_?

    • Si do mendoje Janullatosi dhe Kisha Orthodhokse Greke Bizantine e Jeorgios Kastriotis per te miren e “shqipetareve” zoti me comentin Korca?
      Ketu nuk menduan te “clironin” Ilyrine dhe Epirin nga Osmanet Ismail Beu,Frashellinjte,Hasanet jo me Janullatosi qe eshte per fat te keq Identiteti yne paraturk per 1100 vjet Perandori Greke e Bizantit,por shkuan te luftonin per Sulltane kunder Heronjve Arvanitas,Epiroteve,Grekeve.
      U bene Deputete dhe Governatore turq,kur Arvanitasit i vriste turku.
      Te vetequajturit Shqipetare te Arnautistanit,Arvanise,Al-banise duhet te mesojne cdo te thote Arnaut i Shqiperise,pastaj te nxjerre concluzione historike.

  • Une nuk besoj asnje grime , qe Janullatosi ne keto 30 vjet ne Shqiperi te kete menduar , qofte nje here te vetme per te miren e shqiptareve . Te gjitha emerimet e klerikeve ortodokse ne Shqiperi , qe mbartin firmen dhe pelqimin e kolonel Janulles , pa asnje perjashtim , kane prapavijen strategjike te kishes greke . Une kam qene vete i pranishem ne shume ceremoni mortore ortodokse ne Korce dhe , ne te gjitha pa perjashtim , prifterinjte qe ne i mbajme per shqiptare , na kane mbajtur nga nje ore ne kishe para varriit , duke predikuar greqisht dhe vetem rralle e tek , futnin ndonje fjale shqip , kur mendojne se nuk po i kupton populli .
    Dua te theksoj se , per kete gjendje nuk ka aq faj as Patrikana , as kisha greke me kolonel Janullen , por fajin kryesor , qe perben nje krim kombetar monstruoz te pa amnistueshem , jetik per fatet e te ardhen e vendit , e kane shtazet tane politikane , te cileve gjeja e fundit qe mund t`iu bjere nder mend , eshte te qenit shqiptar ! Ata , jo vetem per rinjorance , por me teper si mercenare te paguar nga agjenturat e huaja , e kane lidhur kembe e duar Shqiperine tek ato agjentura . Edhe sot , gazeta “Dita” ne nje artikull te saj , na tregon qe ne Shqiperi aktualisht jane aktive mbi 611 grupe fetare , teresisht jashte kontrollit shteteror . Ligji per besimet fetare tek ne , jo vetem qe eshte shume konfuz e i pergatitur nga amatore , por edhe kaq sa eshte , ai nuk zbatohet .
    Mbas meje , eshte shprehur bisha Berishe , le te behet qameti e te mos mbetet gur mbi gur ! Ky eshte formimi e bindja e te gjithe dallkaukeve tane politike !

  • Si do mendoje Janullatosi dhe Kisha Orthodhokse Greke Bizantine e Jeorgios Kastriotis per te miren e “shqipetareve” zoti me comentin Korca?
    Ketu nuk menduan te “clironin” Ilyrine dhe Epirin nga Osmanet Ismail Beu,Frashellinjte,Hasanet jo me Janullatosi qe eshte per fat te keq Identiteti yne paraturk per 1100 vjet Perandori Greke e Bizantit,por shkuan te luftonin per Sulltane kunder Heronjve Arvanitas,Epiroteve,Grekeve.
    U bene Deputete dhe Governatore turq,kur Arvanitasit i vriste turku.
    Te vetequajturit Shqipetare te Arnautistanit,Arvanise,Al-banise duhet te mesojne cdo te thote Arnaut i Shqiperise,pastaj te nxjerre concluzione historike.

  • Vetem helm derdhni kunder Greqise o mosmirenjohes.Ju jinni te tille qe kafshoni doren qe ju ndihmon the puthni kemben qe ju godet.Po per ata qindra mije shqiptare qe rrojne e mbreterrojne ne Greqi e qe per ta Greqia eshte kthyer ne atdhe te dyte cfare do te thoni? Ata qindra mijra shqiptare ,qe e kane Greqine atdhe te dyte,duhet tju peshtyjne sa te mbyteni nga peshtyma ju dhe gazetat qe kerkojne qimen ne veze e qe gjeten nje rast per ta trumbetuar e te shkruar nga nje njeri qe nuk sheh me larg se hunda e tij.Ju jeni mosmirenjohes dhe mosmirenjohja eshte veti e njeriut te poshter.Thyeni qafen e gjeni lumturine ne Turqi .ju jeni deshmia me e mire e thenies:sa me shume tju beje nenen ,aq me shume e quani baba.Mosmirenjohja ne tere madheshtine e saj.Si nuk shkruajtet nje rresht per perkrahjet qe populli dhe shteti grek ju jep qindra mije shqiptareve ,per mijra e mijra shqiptare te semure e te plagosur qe sherohen falas ne spitalet greke (sidomos ku shqiptaret ne 1997 filluan te hanin njeri tjetrin0 ,per aktivitetet e shqiptareve ne Greqi ,per sukseset e shqiptareve ne art ,culture ,biznes etj ne Greqi etj etj.O te mjere injorante e mosmirenjohes .Po perdor fjalen turke per tju drejtuar :Haram ju qofte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *