Greqia do përdorë qen për të zbuluar… evazorët fiskalë

Alqi Kociko

 

Nuk është metaforë. Greqia do përdorë qen të specializuar për të zbuluar individë që përpiqen të nxjerrin ilegalisht para të thata jashtë vendit. Në një postim në faqen zyrtare të ministrisë së Financave, njoftohet se do të krijohet një skuadër e posaçme që do rekrutojë përmes tenderave, qen të stërvitur për nuhatjen e parave kesh. Më shumë se 50 miliardë euro dolën nga bankat nga nëntori 2014 deri korrikun e kaluar, nën panikun e krizës dhe zërave për daljen nga eurozona. Kriza kulmoi me kontrolle të reja mbi kapitalin dhe negociatat për hua të reja ndërkombëtare.

Ekspertët e financës vlerësojnë se ende një shumë 15-20 miliardë euro lëvizin jashtë sistemit bankar në Greqi, ndërsa evazioni fiscal vijon të mbetet alarmant. Sa për qentë, dokumenti qeveritar nënvizon se preferohet pastori gjerman, labradorët ose raca belge Melinois. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *