Greqia do të njohë dhe lejojë në territorin e saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarësisht nëse vaksina që kanë marrë është “perëndimore”, apo “lindore”.
Vendimi është njoftuar nga Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Vaksina më e mirë është shpejtësia dhe të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe të mira”, tha Mitsotakis për mediat greke pas përfundimit të diskutimeve në Bruksel në lidhje me certifikatën Covid -19, që është projektuar si dokument për të gjithë personat e vaksinuar në mënyrë që ata të udhëtojnë lirshëm e pa pengesa në vendet e BE.
Kjo certifikatë ishte një propozim i hershëm grek, që synon përmes saj të rigjallërojë sektorin e turizmit, të goditur fort përgjatë vitit të kaluar nga pandemia.
Mitsotakis u shpreh i kënaqur që BE pranoi këtë propozim të tijin. Megjithatë, BE deri më tani nuk ka vendosur nëse me këtë certifikatë do të pajisë edhe shtetasit e unionit të vaksinuar me vaksina që nuk janë njohur ende nga EMA, si Sputnik dhe vaksinat kineze.
Hungaria kërmbëngul në njohjen e tyre, pasi ka vaksinuar një pjesë të mirë të qytetarëve të vet me këto dy vaksina dhe ka kërcënuar me veto për çdo vendim tjetër.
Një zgjidhje që propozohet, është që BE të miratojë një rregullore të qartë dhe të përgjithshme dhe t’ua lërë në dorë vetë vendeve anëtare që të vendosin nëse do të njohin me certifikatën e vaksinimit personat e vaksinuar me doza nga produktet e pa autorizuara nga EMA.
Me zyrtarizimin e certifikatës së vaksinimit, atëherë mund të hapet rruga për shtetasit shqiptarë të vaksinuar që të udhëtojnë pa pengesa në drejtim të Greqisë, sipas kësaj deklarate të Mitsotakis.
j.l./ dita

Behuni nje Komb me Greket o turq myslimane,ashtu sic kemi qene qe nga koha e majmunit deri sa erdhen kriminelet dhe pushtuesit Mongole te Qemal Atatyrkut te mbeshtetur edhe nga Fuqite e Medha?
Nuk ju ben pershtypje per thirrje nga Gjermania per punetore te specializuar nga Arnautia dhe per “bashkim familjare”?
Nuk u ngopen keta Impetialiste qe duan ta shkretojne kete Komb te Lashte Greko Ilyre ne emer te “Dhimokratise”?
Te gjithe spevialistete e dine se vaksinat sputnik e kineze hane prodhim klasik alla Pasteur nga institutet bije ne moske e pekin te Institutit Pasteur nga Patizi! Vetem politika edhe lobbingu i industrise farmacetike perendimor, me fusine e tyre g do inanciar, binden idiotete se keto vaksina nuk jane eficiente!