Greqia do të përdorë certifikatën e vaksinimit para datës zyrtare të miratuar nga BE

Ornela

Greqia është e gatshme të  përdorë certifikatën e vaksinimit para datës zyrtare të miratuar nga BE, për të tërhequr  turistët e huaj dhe për të shpëtuar sektorin e saj të turizmit. Greqia ka qenë pro miratimit  të një certifikate që do të lehtësonte  udhëtimet brenda Bashkimit Europian dhe do të ndihmonte në ringritjen ekonomikë të vendit.

Këshilli Europian dhe parlamenti javën e kaluar arritën një marrëveshje mbi “Green Pass”. Parlamenti Europian pritet të miratojë një ligj  nga 7 qershori dhe më shumë se një duzinë vendesh të BE-së, duke përfshirë Francën dhe Spanjën, kanë rënë dakord për të testuar sistemin përpara se të nisë në 1 korrik.

Certifikata tregon nëse një person është vaksinuar, ka një test negativ gjatë 36 orëve të fundit ose nëse personat janë  shëruar nga Covid-19

“Është diçka shumë e thjeshtë. Në thelb, përfshin të gjithë informacionin që një shtet anëtar do t’i duhet për të mirëpritur një turist pa vendosur kufizime të tjera, “tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

“Greqia është e gatshme të përdorë këtë certifikatë digjitale  përpara datës 1 korrik,” tha ai, duke u bërë thirrje vendeve të BE-së që  t’i përmbahen afateve dhe të lehtësojnë udhëtimet gjatë verës.

Certifikata do të ketë formën e një kodi QR në një smartphone ose letër.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *