Greqia emëron ambasadorin e ri në Tiranë. Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Greqisë, Leonidas C. Rokanas, i ka paraqitur sot Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Emërimi i Rokanas në postin e ambasadorit në Tiranë vjen pas përfundimit të mandatit të paraardhësit të tij, Nicolas Pazios.
Një biografi e shkurtër e ambasadorit të ri
Ambasadori i ri i Greqisë në Tiranë ka studiuar për Drejtësi ndërsa fillimisht shërbeu në flotën ushtarake ndërsa karrierën në diplomaci e nis në vitin 1982, kur iu bashkua Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme greke.
Rokanas në vitin 2006-2010 ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Greqisë në Bashkimin Evropian. Ai ka mbajtur pozicionin e kreut për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sektorin e Zgjerimin. Nga tetori i vitit 2010 deri me 21 dhjetor 2012, ai ka pozicionin e drejtorit në Departamentin e Marrëdhënieve me Jashtë në BE.
Ndërsa më parë në vitet 2004-2006, Rokanas, ka shërbyer si shef në Shërbimin Inteligjent të Greqisë. Kurse në vitet 2000-2004, ka mbajtur pozicionin e Konsullit në Këln, Gjemani, dhe 1996-2000 ka qenë përfaqësues i përhershëm i Misionit të Greqisë në OKB.