Greqia i dorëzohet Kolumbisë

anazapta

Kolumbia e filloi me këmbën e mbarë Botërorin e saj, me një fitore të pastër 3-0 ndaj Greqisë që i dha amerikanojugorëve 3 pikët e para në Grupin C . Me një tifoz të veçantë në shkallët e “Estadio Mineraio”, Radamel Falkaon, që nuk ja doli të ishte protagonist në Brazil, Los Cafeteros morën një fitore me peshë që rrit shanset për kalimin e grupit ku ndodhen dhe Bregu i Fildishtë e Japonia.

Kolumbia zhbllokon rezultatin pas vetëm 5 minutash. Aksion perfekt i Cuadrados që depërtoi në krah, e po ashtu dhe topi i tij për Armeron, goditja e të cilit u devijua nga Manolas para se të përfundonte në rrjetë. Los Cafeteros në delir, nuk mund të fillonte më mirë se kaq Kolumbia që falë avantazhit mund të menaxhonte qarkullimin e topit.

Në minutën e 17 ishte James Rodriguez që tentoi nga jashtë zone, por bllokoi Karnezis. Greqia filloi të bëjë lojë, por ishte e ngadaltë dhe në minutën e 28 pas një krosi të Holebas kërcënoi me kokë Torosidis, por topi kaloi pak sipër traversës.

Goditi lart nga një pozicion i favorshëm 10 min më vonë dhe James Rodriguez, ndërsa në fundin e pjesës së parë rastin më të mirë për helenët e krijoi Gjergji Kone.  Shqiptari që u bë grek tentoi një goditje nga larg, por Ospina priti mrekullisht dhe Kolumbia shkoi në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi me një pretendim për penallti nga grekët. Në minutën e 47 Samaras u rrëzua pas një kontakti me Armeron, por ishte vetë futbollisti grek që e pranoi se nuk kishte ndodhur asgjë. Në minutën e 58 shpresat e fqinjëve jugorë për një përmbysje morën një goditje të fortë. Goditje këndi, devijim i Aguliar dhe Gutierrez depozitoi topin në rrjetë. Dyfishim kolumbian në një goditje standard të finalizuar në mënyrën më të mirë dhe në dizavantazhin e dy golave grekëve nuk ju mbetej veçse të luanin gjithçka për gjithçka, por në anën e tyre nuk kishin dhe fatin. Shtyllë e pabesueshme në minutën e 63. I gjithi i vetëm pak hapa para portës, Gekas mund të rihapte ndeshjen, por goditi traversën. Kolumbia diti të rezistojë dhe në dhjetë minutat e fundit ritmi ra. Greqia nuk kishte energji për të ndryshuar skenarët dhe në fundin e shtesës pësoi dhe golin e tretë nga James Rodriguez. Gjithçka u mbyll me fitoren 3-0 të Kolumbisë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *