Pas sulmit kundër Greqisë, në maj 1941 mbi Akropol-in në Athinë valon flamuri me kryq të thyer. Deri në maj 1944 Wehrmacht-i e mban të pushtuar vendin. Në këtë periudhë, Gjermania naziste vret e plaçkit në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Dëmet ekonomike të luftës dhe pushtimit shkaktojnë debat deri sot.
Sepse Greqia e ndien veten të diskriminuar në negociatat ndërkombëtare për reparacionet pas fundit të diktaturës naziste. Kryeministri i ri i Greqisë, Alexis Tsipras ngul këmbë që një çështje e tillë të diskutohet dhe mendon se Greqia duhet të marrë ende disa miliarda euro si dëmshpërblim.
Hua e detyruar e regjimit të pushtimit
Nga njëra anë bëhet fjalë për dëme direkte të luftës, për shembull përmes plaçkitjeve, vrasjes dhe shkatërrimit. Viktimave të krimeve naziste në Greqi, Republika Federale u pagoi 115 milionë marka gjermane- në bazë të një marrëveshjeje të vitit 1960 kjo do të mbulonte të gjitha kërkesat për dëmshpërblim individual.
Në qendër të diskutimit megjithatë është edhe një hua e detyruar shtetërore. Rajhu Gjerman e detyroi Bankën Qendrore Greke në vitin 1942 që të japë një hua pa interesa në shumën 476 milionë marka të Rajhut. Me këto para nazistët financuan zyrtarisht “shpenzimet e pushtimit” në Greqi. Këto para nuk u kthyen. Një komision grek ekspertësh është i mendimit se prandaj Gjermania i ka borxh Greqisë rreth 11 miliardë euro.
Paqe pa marrëveshje
Por qeveria gjermane mendon se çështja e pagesave të reparacioneve ka marrë përgjigje përfundimtare. Një konferencë e parë për këtë u zhvillua më 1945 në Paris. Grekëve iu dha një pjesë në përqindje nga shuma e reparacioneve gjermane për Luftën e Dytë Botërore. Greqia mori përfitime në natyrë, që kapin vlerën e sotme prej dy miliardë dollarësh.

Në konferencën e borxheve të Londrës të vitit 1953, fuqitë perëndimore e spostuan rregullimin e kërkesave për reparacione të tjera deri në lidhjen e një marrëveshjeje paqeje. Veç kësaj ata bënë një falje borxhesh për Gjermaninë. Por një marrëveshje zyrtare paqeje midis Gjermanisë dhe Fuqive Fituese nuk u nënshkrua kurrë. Në vend të kësaj, në vitin 1990 hyri në fuqi e ashtuquajtura “Marrëveshje-dy-plus-katër” për bashkimin e Gjermanisë, e cila u pranua edhe nga Greqia dhe e cila nuk parashikon pagesa reparacionesh të tjera.
Borxhe të reja, forcë e re shpërthyese
Tema e reparacioneve ka fituar forcë shpërthyese që prej shpërthimit të krizës së borxheve në Greqi. Në vitin 2010 Athinës iu desh t’i kërkojë ndihmë BE, për të shmangur falimentimin e shtetit. Edhe Gjermania i ka dhënë që atëherë hua Greqisë rreth 65 miliardë euro.
Kryeministri i Greqisë, Tsipras ka ngulur herë pas here këmbë që kur ishte në opozitë që në këto borxhe të llogariten edhe pagesat e reparacioneve të Greqisë. Disa juristëve në Greqi ky model u duket i përshtatshëm. Kjo në një kohë kur ata llogarisin para së gjithash kthimin e huasë së detyruar nga koha e pushtimit — negociata të reja 70 vjet pas fundit të luftës shumica e ekspertëve i konsiderojnë të përjashtuara.

Nese ka te drejte,atehere ska pse mos i marre ,ne kete menyre dalin te fituar te dy palet,bile edhe Shqiperia te shikoje mundesine e ketij varianti me gjermanine dhe Italine !
Po per fshatrat e jugut te Shqiperise, te plackitur e djegur nga andartet greke ne periudhen 1913-1914, perse te mos kete demshperblim?
Po për pasuritë që i grabitën popullsisë çame përse nuk kujtohen
këta kallaqiperat.Popull lypsqar.
Eh, more, këta edhe kur janë komunistë me gojë hapur rrinë githë kohën.
Lajmi ka disa pasaktesira historike. Gjermania sulmoi Greqine dhe Jugsllavine mbreterore ne 6 prill jo ne maj 1941. Po ashtu flamuri gjerman ka valuar ne Akropol te Athines deri ne 13 tetor 1944, ndersa me 14 tetor trupat neozelandese.angleze, greke mbreterore (batalioni i shenjte), trupat komuniste te EAM-it hyne ne Athine, ku kishin mbetur nja 3 batalione sigurimi te qeverise kolaboracioniste te Jani Ralisit, te cilet i dorezuan ndertesat qe kishin ne rujtje te komanda angleze e okupacionit.
Asgje nga keto s’ka ndodhur ! Gjermani ka qene thjeshte kalimtar !
Gjermani ka qene kalimtar ne shqiperi,ku erdhi dhe iku pa shpallur regjim pushtimi.
KESHTU VAZHDONI SE JU JEP MERKEL NE HU NE B…..
Kthimi i reparacioneve te luftes se dyte boterore ka qene ngritur edhe nga qeveria komuniste e E.Hoxhes per t’iu dhene Shqiperise per demet qe Gjermania naziste i solli popullit shqiptar gjate pushtimit nazist.Bile kjo ishte paradigma e nje marredhenie te re diplomatike qe Tirana komuniste priste te nenshkruante me Gjermanine Federale te asaj kohe,sepse nga Gjermania Lindore nuk behej fjale as per reparacione por as dhe per ndonje shlyerje borxhi. Pergjigja qe u erdhi nga Gjermanet ishte se parlamenti gjerman i RFGJ e kishte ndaluar me ligj kthimin e reparacioneve dhe se ketij zinxhiri borxhesh per reparacione i kishte kaluar koha ligjore. Greket ne kerkesen e tyre harrojne qe kane per te kthyer e jo per te marre nga Gjermania.A presin shqiptaret qe te marrin reparacione nga Greqia per demet qe ajo i ka sjelle ne vazhdimesi trojeve shqiptare sidomos ne jug te Shqiperise ku pretendon per “Vorio-Epirin”?!! Qe te marresh reparacione duhet qe nepermjet rrugeve ligjore te ngresh padi kunder Greqise dhe me argumenta e fakte konkrete te sjellesh para Gjykates Nderkombetare Penale te Hages pikerisht demet qe i jane shkaktuar Shqiperise nder vite prej shtetit grek.Te tilla padi as ne kohen e diktatures se komunizmit dhe as sot ne shtetin e demokracise nuk jane ngritur nga Shqiperia dhe shqiptaret,ndaj cdo kerkese apo insinuate per reparacione greke ndaj Shqiperise dhe shqiptareve duhet te mos keqperdoret ne fjalorin e perditshem politik.Degjojini mire shtetaret greke kur japin deklarata si ne Greqi,por edhe kur vizitojne Shqiperine: “Drejtojuni Gjykates Nderkombetare qe te fitoni ate qe paraardhesit tane ju kane grabitur,dhunuar apo demtuar.Ceshtja came ne Greqi nuk ekziston.Ajo ekziston ne mendjet e shqiptareve.Ligji i Luftes eshte abroguar me nje miratim nga Parlamenti grek”.