Greqia kërkon sot shtyrjen me 6 muaj të afatit për programin e ndihmës

redaktor

Burime zyrtare nga Brukseli kanë bërë me dije se Greqia do të kërkojë zgjatjen më gjashtë muaj të programit të ndihmës.

Sipas afateve të parapërcaktuara programi i ndihmës për Greqinë duhej të përfundonte zyrtarisht më 28 shkurt. Kërkesën për zgjatje të programit, Greqia pritet që ta kërkojë zyrtarisht sot.

Ministri i financave të gjermanisë Wolfgang Schaeuble iu rikthye çështjes duke argumentuar edhe njëherë konfirmimin e asaj që ka thënë dje në konferencën për shtyp Presidenti i Eurogrupit, holandezi Jeroen Dijsselbloem se për momentin gjithçka është në dorë të Athinës.

“Nuk ka asnjë plan B për Greqinë dhe nuk ka alternativa të tjera.”- tha ai.

Vendimi i Athinës për shtyrje të programit të ndihmës është marrë pas ndërprerjes së dialogut me Eurogrupin gjatë ditës së djeshme.

Vendet e Eurogrupit ndërkohë kanë sqaruar se nuk do të ketë asnjë lëshim për kërkesat e Greqisë lidhur me borxhet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *