Greqia konfirmoi sot 2219 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 21 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.
Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 35, ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 6,632 vdekjeve janë regjistruar në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 199,496 dhe bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 70 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.
Sakaq, numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 449 dhe që nga fillimi i pandemisë, 1389 pacientë janë lëshuar nga ICU.
h.b/dita
