Greqia konfirmon rreth 3 mijë raste të reja dhe 40 vdekje gjatë 24 orëve

time

Rëndohet situata në Greqi, me rritjen e të infektuarve kryesisht në zonat e kuqe, pavarësisht lockdown-iy të rreptë nga 6 nëntori, vetëm sot janë shënuar 2702 të infektuar, 431 në intubim, 40 të vdekur.

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vasilis Kikilias duke theksuar se tashmë Athina është zhytur në “të kuqen e thellë” ka paraqitur dhe një plan emergjent për përballimin e presionit të lartë të javëve të fundit, me dyfishimin e pavioneve të reanimacionit nga 168 në 348, për spitalet shtetërore Sismanoglio, Pamakaristos.

Ashpërsohen nga 3 mars, ora 06.00, kushtet e lockdown në zonat e kuqe, që në Greqi kanë arritur në 19, ku përfshihen qendrat e mëdha urbane, si kryeqyteti i Athinës dhe Selaniku.

Kështu, nga nesër, përveç qarkullimit vetëm me mesazh sms për 6 arsye të caktuara, këto shërbime nuk lejohet të kryhen mbi 2 km nga vendbanimi e deklaruar në mesazhin sms.

Ndërsa, në kodin 6 të sms, për shëtitje me kafshët shtëpiake apo fiskulturë, nuk lejohet qarkullimi me automjete.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *