Pak orë larg falimentit, Greqia mban bisedimet e minutës së fundit

redaktor
European Commission President Jean-Claude Juncker welcomes Greek Prime Minister Alexis Tsipras (L) ahead of a meeting at the EU Commission headquarters in Brussels March 13, 2015. REUTERS/Yves Herman

Në Athinë po mbahen bisedimet e minutës së fundit nëse do të pranohen propizimet e kreditorëve për të lejuar Greqinë të ripaguajë pjesë të borxhit të saj, raporton media greke.

Greqia është vetëm disa orë larg afatit të fundit për t’i paguar Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) borxhin prej 1.6 miliardë dollarë.

Mediat greke raportojnë se, qeveria po bisedon mbi propozim e fundit të bërë nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Ndërkohë, gazeta “Kathimerini” raporton se qeveria greke e ka refuzuar këtë propozim.

Por, televizioni kombëtar ERT raportoi të martën në mëngjes se propozimi po diskutohet në nivel të lartë.

Ndërsa lajm i fundit nga “Reuters” është se kryeministri Alexis Tsipras ka biseduar në telefon me presidentin e KE-së, Juncker dhe kreun e Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.

Biseda vjen kur kanë mbetur dhe rreth 11 orë kohë për arritjen e një marrëveshje për paketën e ndihmës, që do të shpëtonte Greqinë nga falimenti.

Share This Article
1 Comment
  • Qellimi i kryeministrit grek eshte dalja nga euro dhe kete duket se po e kuptojne me ne fund edhe syleshet dhe te korruptuarit e FMN dhe KE. Tsipras eshte nje tip i vecante komunisti qe eshte kunder sistemit Kapitalist, te pakten keshtu sic eshte formatuar sot ky sistem. Cdo dite varferohen te varferit dhe pasurohen super te pasurit. Keshtu nuk shkon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *