Greqia merr vendimin: Nga 9 tetori, liri e plotë për të vaksinuarit ndaj COVID

J L

Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris ka njoftuar se duke filluar nga data 9 tetor e për 15 ditë me radhë do të ketë liri të plotë për të vaksinuarit.

Ministri ka deklaruar se nga 9 tetori të vaksinuarit do të mund të rikthehen në normalitet, duke vepruar e kryer çdo aktivitet si para pandemisë.

Kjo do të thotë që mund të qarkullojnë pa maska, të argëtohen në qendrat e natës, të kenë akses kudo, vetëm me certifikatën e vaksinimit.

Ndërkohë që për zonat e kuqe, për momentin Greqia Veriore ku përqindja e të vaksinuarve është akoma e ulët, do të ketë paralajmërime dhe thirrje për masa mbrojtëse, por jo të detyrueshme.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ja ku duket q ejeni te blere.
    Lira eshte 15 dite duke filluar nga 9 tetori.Dhe jo liri e plote .15 dite nuk jane liri e [plote .

    Sherbetoret e se keqes kuptuat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *