Zëvendësministri i Jashtëm grek, Dimitris Kurkulas deklaron në një intervistë për gazetën “Elefterotipia”, duke iu referuar Shqipërisë, se “Hyrja në familjen evropiane kërkon respekt për pakicat fetare, etnike dhe kulturore, si dhe mbrojtjen e pronës së tyre”.
I pyetur për politikat që do ndjekë Greqia në krye të presidencës së BE gjatë 6 muajve të parë të 2014, zëvendësministri siguron se “Greqia tradicionale mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor” dhe vijon duke thënë se “po zhvillohet një proces i vazhdueshëm për harmonizimin gradual të politikave dhe institucioneve të Ballkanit Perëndimor me kërkesat evropiane”.
Kurkulas pohon se në janar të vitit 2014, në fillimin e Presidencës greke, do të fillojnë negociatat për pranimin e Serbisë, por shton se “shpresa është që në të ardhmen edhe vendet e tjera të rajonit, nën kushtin e rreptë të përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit, do të kenë mundësi të bëhen anëtarë të barabartë në familjen evropiane”.
I pyetur nga gazetari se “si do të ndikojnë incidentet e fundit të dhunshme në Përmet në kursin evropian të Shqipërisë”, diplomati grek deklaron: “Çfarë është e vërtetë për vendet e tjera, vlen edhe për Shqipërinë. Hyrja në familjen evropiane kërkon harmonizim me frymën e normave evropiane. Kjo përfshin respektin për pakicat fetare, etnike dhe kulturore, si dhe mbrojtjen e pronës së tyre. Respekti për parimet e kulturës europiane është parakusht ligjor i nënkuptuar”.
Ai thekson se ngjarje të tilla si incidentet e fundit në Përmet janë të papranueshme. “Ne duam të thellojmë bashkëpunimin tonë me Shqipërinë dhe besoj se kjo është edhe dëshira e palës shqiptare”, deklaron zyrtari duke shprehur shpresën se “pala shqiptare do të jetë në gjendje për të izoluar ata që minojë marrëdhëniet dypalëshe”.
Anila Jole/BW

Or dylber që do marrësh drejtimin e BE-së dhe që kakarit si gjeli i hipur majë plehut, pse kujton se kape botën me dorë? Gjashtë muaj janë ato të shkretat. Pas gjashtë muajsh gjeli do zbresë nga plehu dhe do dylberojë sërish mes glasave të tija.
Por ju more qelbësira nuk e keni hallin tek të drejtat e pakicave, sepse ju e dini më mirë se kushdo që ato respektohen në Shqipëri, pasi jeni kampionët e shkeljes së tyre, qysh kur prej shqiptarëve u pavarësuat nga Perandoria Osmane. Në përfundim të revolucionit nacional, qyteti port i Selanikut ishte një qytet ku 2/3 e banorëve ishin hebrenj të vendosur aty për shkak të lehtësirave në tregti, ndërsa sot aty nuk jeton asnjë hebre, sepse ju more zagarë racistë i përzutë që të gjithë, duke u “respektuar” edhe pronat edhe besimin, aq sa sot aty nuk gjen një hebre për be.
Siç thashë, ju nuk e keni hallin tek respektimi i të drejtave, për doni të bëni presion në dy drejtime: qeverisë shqiptare për të përfituar (ju gënjen mëndja se përfitoni) në lidhje në suazën e Idesë së “Ëndrrës me Sy Hapur”, ose, siç i thoni në dylberisht, “Megali Idhea”, si dhe t’i bëni presion BE-së me ngadalësimin e planeve të saja, në mënyrë që të përfitoni ndonjë kore buke më tepër.
Ti mor zoti Kurkulas mbështetesh tek parimi “leh, leh se diçka dëgjohet”, por harroni se ne nuk e rruajmë fare dhe nuk dëgjojmë nga ai vesh.
Edhe une si shqiptar i thjeshte dhe si perfaqesues i miliona shqiptareve qe mendojne si une, i them Greqise “Te njohe minoritetet qe ka brenda saj si, Arvanitasit, Vllehet, Ruso-Pondet, Egjyptianet dhe Turqit. Te luftoje Agimin e Arte si nje organizate racistr me rrezikshmeri te larte, dhe te zbardhe dhe te denoje krinibelet per vrasjet e reth 140 shqiptareve per motive krejtesisht rraciste. Gjithashtu edhe te respektoje marreveshjen e levizjes se lire, duke lejuar cdo shtetas te kaloje kufirin pa krijuar probleme artificiale, perfshi edhe çemerit.
Ne o greker kurva i kemi respektuar me shume se u takon minoriteteve ,po ju shkerdhata shqiptareve autoktone te greqise su keni njohur asnje te drejte o kriminela .