Greqia miraton dozën e katër të vaksinës kundër Covid-19

Amelda Amelda

Greqia ka miratuar dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19 për një grup të caktuar të popullsisë.

Komiteti Kombëtar i Vaksinimit në vend vendosi që duke nisur nga 20 janari personat me imunitet të më të dobët mund të vaksinohen me dozën e katërt.

Vaksina do të merret 3 muaj pas marrjes së dozës së tretë edhe për personat mbi 12 vjeç.

Kryetarja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, u shpreh se tashmë është vërtetuar se administrimi i vaksinave ka një kontribut të çmuar, për të parandaluar vdekjet nga Covid-19.

Ajo gjithashtu raportoi se një studim i fundit tregoi se aftësia neutralizuese e antitrupave tek fëmijët ishte e njëjtë me atë të të rriturve, ndërsa kapaciteti qelizor ishte dyfishi i aftësisë së të miturve.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Dhashtë Zoti që vaksina të merret një herë para buke dhe një herë pas buke. Dhe të izolohen të gjithë ata që do të kenë guximin ta kundërshtojnë. Për të mirën e popullit një pjesë e parave që merren nga taksat po u falen atyre që prodhojnë vaksinat kundër epidemisë së mallkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *