Emigrantët, Greqia mobilizon ushtrinë

Saimir Lleshi
epa04713139 Illegal migrants arrving at Zefyros beach at Rhodes island, in Greece 20 April 2015. A ship with 200 undocumented migrants on board run aground at Rhodes central beach Zefyros. Most of the migrants fell into the water and managed to swim safely to the beach with the assistance of the locals. The ship run aground on rocks and according to initial estimations the vessel has severe damages. The bodies of a man, a woman and a child were recovered during a rescue operation. EPA/LOUKAS MASTIS

Qeveria greke ka vendosur të angazhojë ushtrinë në përballimin e fluksit të emigrantëve në brigjet e saj në kufi me Turqinë. Mbledhja urgjente e kabinetit qeveritar atje ka vendosur që të aktivizojë edhe ushtrinë.

Gjithashtu, qeveria greke ka vendosur të ngrejë edhe pesë pika të tjera të pritjes së emigrantëve në ishujt e saj si dhe dy kampe të mëdha për pritjen dhe identifikimin e të ardhurve.

Ministria e Mbrojtjes do të ndihmojë dhe mbikëqyrë me të gjitha mjetet në dispozicion përfundimin e projekteve të ndërtimit të tyre në mënyrë që të jenë të gatshme për operim brenda dy javëve të ardhshme.

Gjithashtu, ushtria do të ndihmojë me staf në funksionimin e mensave për refugjatët si dhe do të japë dy reparte ushtarake për strehimin në fillim të 500 emigrantëve e më pas për rreth 4000 të tjerë.

Athina ka deklaruar se deri në samitin e ardhshëm të BE-së do të ketë përfunduar të gjitha ato që ka premtuar dhe shpreson se edhe partnerët e saj dhe institucionet evropiane do të veprojnë më të njëjtën ndjenjë përgjegjësie.

Reagimi grek vjen pas kritikave të shumta nga Bashkimi Evropian për mos menaxhimin siç duhet të emigrantëve dhe paralajmërimit se Greqia mund të përjashtohet nga zona Shengen përkohësisht. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *