Greqia ka mohuar sot zyrtarisht zërat se ajo ka filluar kërkimet për naftë në det, brenda territorit shqiptar.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Konstantinos Koutras, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me disa shkrime në shtypin shqiptar, sipas të cilave zonat të cilat do të tenderohen prej qeverisë greke për kërkim dhe shfrytëzim nafte dhe gazi natyror, shtrihen edhe brenda ujërave territoriale shqiptare, deklaroi si më poshtë:
“Greqia respekton plotësisht të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin. Është bërë kujdes që zonat që do të tenderohen, të mos krijojnë absolutisht asnjë problem me asnjë prej vendeve fqinje, dhe në rastin konkret, me Shqipërinë. Sigurisht që kuadri ynë i referimit është gjithmonë pranimi i përbashkët dhe respektimi i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit”.
Shtypi shqiptar, duke iu referuar mediave të huaja, ka shkruar se Greqia ka nisur kërkimet në det, brenda kufijve që ajo pretendon se ka sipas marrëveshjes që ka bërë me ish- kryeministrin Sali Berisha dhe që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

keta normalisht qe do e mohiojne por provat flasin vete…http://goo.gl/m3q3mc
Keto jane lojra.
Lajmet dhe te verteten per problemet shqiptare ne duhet t’i mesojme nga qeveria jone dhe jo nga zedhenesi i ministrise se jashtme te Greqise.
Pse nuk flet qeveria jone dhe Ministria e Jashtme e Shqiperise. Konstantinos Koutras nuk duhet vene ne rolin e zedhenesit te Ministrise se Jashtme te Republikes se Shqiperise. Politika jone nuk do te behet ne Athine.
Heshtja e qeverise shqiptare (ne qofte se do te vazhdoje) eshte lajm i keq.
Mendoj se “dreri ” ka të drejtë? Pastaj,qeveria shqiptare nuk po bën as hapin e parë të sigurisë detare, të shkojë me mjetet detare për verifikim në vënd!? N.q.s greket kërkojnë naftë në det sipas marreveshjes me salinë,atehere jane duke kryer një akt kunder drejtesise se një vendi dhe po nderhyjnë në vendimet (vendimi i Gj.kushtetuese) tona tê brendëshme!? Përse qeveria nuk ka thirrur te paktën gjeotopografet dhe gjeodetët e të publikojë opinionin e tyre? Dicka po ndodh në fshehtësi dhe kjo nuk e nderon qeverinë e z. Rama? Sa për qeverinë e ish-saliut jemi te qartë se ajo e “dhuroi” me qellime të pista detin shqiptar. Ajo shenoi pa asnjë medyshje aktin e dhurimit te sovranitetit ose shkurt “aktin e tradhëtisë”!? Z. Rama vepro që të shohim me fakte se ju nuk kini të njëjtën mendje me sali berishën për sovranitetin detar të R. Shqipërisë!? Tung! PS/ z. Myslym Patriot Pashaj,po rri në pritje të zërit tuaj miku im i pashitshëm!
@@@ Mendoj se “dreri” ka të drejtë? Pastaj,qeveria shqiptare nuk po bën as hapin e parë të sigurisë detare, të shkojë me mjetet detare për verifikim në vënd!? N.q.s greket kërkojnë naftë në det sipas marreveshjes me salinë,atehere jane duke kryer një akt kunder drejtesise se një vendi dhe po nderhyjnë në vendimet (vendimi i Gj.kushtetuese) tona tê brendëshme!? Përse qeveria nuk ka thirrur te paktën gjeotopografet dhe gjeodetët e të publikojë opinionin e tyre? Dicka po ndodh në fshehtësi dhe kjo nuk e nderon qeverinë e z. Rama? Sa për qeverinë e ish-saliut jemi te qartë se ajo e “dhuroi” me qellime të pista detin shqiptar. Ajo shenoi pa asnjë medyshje aktin e dhurimit te sovranitetit ose shkurt “aktin e tradhëtisë”!? Z. Rama vepro që të shohim me fakte se ju nuk kini të njëjtën mendje me sali berishën për sovranitetin detar të R. Shqipërisë!? Tung! PS/ z. Myslym Patriot Pashaj,po rri në pritje të zërit tuaj miku im i pashitshëm!