Mjetet greke të informimit njoftuan se një Qarkore e Sekretarit të Përgjithshëm të Sigurimeve Shoqërore greke i hap rrugën personave të moshës së tretë, pjesëtarë të pakicës greke në Shqipëri, të aplikojnë për pensionet nga Instituti grek i Sigurimeve OGA.
Aplikimet ishin ndërprerë nga qeveria greke pas një Memorandumi financiar me kreditorët e huaj në kuadër të paketave shtrënguese fianciare. Ndonëse ligji u miratua Qershorin e vitit të shkuar ai nuk kishte gjetur zbatim prej mungesës së akteve nënligjore.
Shuma e pensionit mujor që pjesëtarët e pakicës greke marrin është 260 Euro deri më 30 shtator 2016 dhe nga 1 tetori i vitit 2016 pensionet do të rriten dhe do të arrijë shumën e plotë të 360 eurove në muaj. Këto pensione i përfitojnë personat që kanë mbushur 67 vjeç mbi bazë të disa kritereve të përcaktuara nga autoritetet greke.
Nga burime të shtypit grek vlerësohet se rreth 18.000 pjesëtarë të pakicës greke mund të përfshihen në skemën e pensionit nga Enti grek i Sigurimeve Agrare, OGA.
Ndërkohë Shqipëria dhe Greqia ende nuk kanë arritur një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të viteve të punës për pensionet. Një marrëveshje e tillë do t`i vinte në ndihmë disa mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi prej vitesh. Emigrantët detyrohen të paguajnë sigurimet edhe në Greqi edhe në Shqipëri.
Zëri i Amerikës

TE DHJERE POR KRENARE,
jane keta fqinjet tane jugore. Edhe pse nuk kane te ushqejne te tyrit ne vendin e tyre, “mendojne dhe sakrifikohen” per “minoritaret” ne Shqiperi.
Perdorimi i termit teknik PENSION per nje kategori te tille klounesh, eshte e vetmja gje, qe te ben te buzeqeshesh ne gjithe kete histori baxhellash.
Te perfitosh nje te tille (PENSION), duhet te kesh punuar dhe paguar dikur, me vite te tera, ne kasen e PENSIONEVE. Keta “minoritaret” tane, te vetmen “pagese” qe kane bere,,,,eshte brohoritja e tyre ne kor PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHERE.
Sot qe nuk ka me Enver, kane nderruar vetem tekstin e brohoritjes por ne thelb nuk ka ndryshuar asgje.
Qeni leh, aty ku han. Keta hengren nje kohe te gjate nga “kasa e pensioneve” greke, derisa i zoti apo e zonja e parave (Merkel),,,,ua pershtyu ate supen e prishur ne pjate.
Nuk mbahet shtepia me miell hua, o fqinjet tane. Edhe ajo ideja juaj me minoritare ne Shqiperi,,,,,ka vdekur njehere e pergjithmone, me ate pershtymen ne pjate.
Jepuni pensione se pari, atyre grekeve qe kane punuar. Kur te kini bere kete, mund te hapni syte se kujt mund ti falni dicka, ne mere te VORIOPIDHIT. Kete here ama, bejeni me parate tuaja, jo me ato te botes.
Ja ke fut kot o troplin, mos ti errsoje syte inati idiot. Te dhjere por krenare jemi ne, qe s’kemi brek ne bythe dhe i qajm hallin Greqise. Greqia ndihmon bashkepatriotet e vet me pension a ndihme sociale, quaje si te dush. I preu kur nuk ja kish takatin, tani kerkon t’ja lidhe prap. Po Shqiperia cfare ben per njerezit dhe qytetaret e vet o troplin? Qe nuk di ku i ka, ku i vriten e nga i burgosen neper bote? Qe kane punu gjithe jeten, marrin pension mizerabel dhe ua kane shtuar me dy byreqe? Zemerimin qe ke, coje te lufta per te permirsuar jeten tende troplin, jo te inati per tjetrin. Ngaqe i kemi syte te bacja e tjetrit, e ka marre lumi bacen tone, o troplin!!!!!!
PO KA PARA LE TI HEDHI.