Greqia mund të rikthejë kufizimet, shtohen rastet me Covid

Leda Hysa

Ditët e fundit Greqia ka shënuar numrin më të lartë të rasteve me koronavirus që prej zbutjes së masave të kufizimit.

Autoritetet greke apeluan për respektim masash dhe njoftuan që virusi nuk është zhdukur ende.

“Të gjithë ata që mendojnë se e kishim hequr qafe virusin gabojnë. Ai është dobësuar por kjo nuk nënkupton se ka ikur. Mbrojtja civile u bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, të zbatojnë rregullat e higjienës dhe distancimit social”, deklaroi kreu i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Stelios Petsas, zëdhënësi i qeverisë greke, paralajmëroi se do të rikthenin kufizimet në rajonet që shkelin rregullat.

Aktualisht, Greqia shënon 3048 të infektuar me Covid-19 dhe 182 viktima.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *