Greqia ndryshon rregullat për emigrantët shqiptarë

Dita

Autoritet kufitare greke kanë ndryshuar rregullat në pikat me Shqipërinë  për të gjithë ata që kërkojnë të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në këtë shtet.

Bëhet e ditur se Greqia do të ndjekë rregullat e reja të vendeve të  Shengenit.

Kushdo që kërkon të qëndrojë më shumë se 90 ditë, do të duhet të paraqesë kërkesë për leje-qëndrim dhe të paraqitet për të dhënë shenjat e gishtërinjve dhe dokumentuar fotografinë  individuale. Autoritetet nuk do ta ndjekin këtë praktikë për ata qytetarë që qëndrojnë më pak se tre muaj në një nga vendet e Shengen-it.

Për të plotësuar dokumentet, qytetarët që paraqiten  një herë për të marrë shenjat e gishtërinjve dhe dokumentuar fotografinë e identitetit nuk do të duhet të riparaqiten në një procedurë të përsëritur.

Procedurat e reja pritet të vënë në vështirësi  një kategori emigrantësh shqiptarë në punësimin sezonal në Greqine fqinje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *