Greqia nis ndërtimin e 3 kampeve për refugjatët afër Shqipërisë

Dita

Greqia ka nisur të ngrejë disa çadra në Janinë pranë kufirit me vendin tonë, ku do të qëndrojnë një pjesë e refugjatëve.

Autoritetet greke thanë se janë duke punuar për të ngritur tri qendra të reja që do të mirëpresin refugjatët dhe pikërisht në zonën e Janinës, një qytet në kufi me Shqipërinë.

Kampi do ngrihet në një ish- konvikt në fushën e Pogonit, në afërsi të kufirit me Shqipërinë dhe pritet të strehojë 200 refugjatë.

Një tjetër kamp pritet të ngrihet në zonën e Filipiadha pranë Janinës. Ky kamp pritet të ketë një kapacitet prej 700 refugjatëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *