Greqia zgjedh shqiptarët në Ballkan Sherri në Maqedoninë fqinje solli në skenë një aleat të papritur për shqiptarët. Sipas parimit armiku i armikut tim është miku im, Greqia zyrtare po jep sinjale të forta kundër shtetit që ajo refuzon ta quajë ndryshe përveçse me inicialet FYROM. Ajo e quan atë fajtore për destabilitetin e krijuar dhe në themel të tij gjen moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Pak a shumë atë që mendojnë dhe shqiptarët.
Në Ballkan është e pamundur të kuptosh se ku nisin miqësitë e stinës dhe ku përfundojnë armiqësitë shekullore, por kësaj radhë Maqedonia është vërtet në pozitë të vështirë. As në NATO e as në BE, ajo është e rrethuar nga vende që ose e shohin me dyshim, ose me uri. Nga njëri krah shqiptarët, në Shqipëri e Kosovë, në krahun tjetër bullgarët me gjuhë pothuaj identike me ta, në jug me grekë që e urrejnë, çka e bën atë të gjejë shpëtim në mite të vjetra dhe në miqësi të vjetra. Pozicioni i Shqipërisë në veçanti dhe shqiptarëve në përgjithësi, në këtë situatë është “i çuditshëm”, por kurrë më parë më në pozita force sesa tani, kryesisht dhe për shkak të anëtarësisë në NATO.
Më herët, gjatë të kaluarës së këtyre pak viteve, Shqipëria ka bërë politikën e tërheqjes dhe lëshimit mes dy fqinjëve të saj jugorë; shumë interesa normale dhe sidomos radha e pafundme e emigrantëve shqiptarë në Greqi, bënin që Athina të kishte një vëmendje shpesh edhe të tepruar në Tiranë.
Por dhe Shkupi nuk mbetej pas sepse në Tiranë kishin dëgjuar për rëndësinë e posaçme të stabilitetit të fqinjit dhe sidomos për rolin e pazëvendësueshëm që luan popullsia shqiptare në atë anë të kufirit. Dhe nëse Athina nuk e kursente po kaq shpesh sjelljen arrogante apo dëshirën për të qenë paternaliste ndaj Tiranës, Shkupi e kishte me qejf të bënte atë që në gjuhën popullore quhet Shejtan Budallain.
Tani që situata është gjithmonë e më e paqartë në Maqedoni ku ngjarjet duket se po rrjedhin drejt turbullimit të skajshëm për të pasur një kullim afatgjatë të saj, Greqia nuk ka mëdyshje: sipas saj, faji është i Maqedonisë në këtë destabilitet të pazakontë të saj. Një javë më parë, një protestë diplomatike e Tiranës për Athinën u duk se solli re të zeza në marrëdhëniet me dy vendeve, por mjaftuan tre ditë të çmendura në Kumanovë që ato të harroheshin.
Për të rifilluar s’dihet se kur dhe s’dihet se pse. Sepse në Ballkan as miqësitë dhe as armiqësitë nuk janë të përhershme. Janë të ndryshueshme si relievi i vetë gadishullit kapriçioz. Apo të ngjashme si motivet e folklorit që shtegëtojnë nga njëri vend në tjetrin. Si miqësia dhe si urrejtja. /Lorenc Vangjeli/ Javanews.al
Eshte nafta e Jonit ne mes
Greqia dhe krishterimi shqiptar i kan rrenjet e thella ne miqsit mes tyre!
Arvanitasit kan qen miqte me te mire dhe kembengules ne pavarsin e greqis nga perandoria otomane ndryshe nga bullgaret ku ka pas probleme te po,itikave mos pajtuese per shum prob leme qe shqetsojn miqsine e serbo arvanitase e epiriote?
“Ujku qimen e nderon po zakonin nuk e haron”
Kur na beshtyne Serbia na lepine Greqia dhe anasjelltas. Kush I ha keto eshte miop.
@Shqipe.Jam 100 % dakort.Kujtoj se per incidentin e Dronit ne Serbi,Greqia improvizoi nje incident me minoritetin Grek ne Jug te Shqiperise.Gjoja Shqiptaret per te festuar Dronin e Beogradit,kishin rrahur pjestare te minoritetit Grek.Foli madje per incidentin edhe vete Presidenti i greqise,autoriteti me i larte i atij vendi,duke u bere qesharak deri ne infinit.Mos te harrojme dhe incidentin e Kishes se Permetit.
Eshte mire te na jepni lajmin, e jo te mirreni me te thash-e-thena, se vjen si me qene tue bere prapagande; ne realitet si e paraqisni temen, kjo nuk eshte lajm.
Shqipe,ke te drejt,kur thue se ujku qimen e ndron por huqin jo,por ama nese e dim ujkun ne ,duhet ta shfritzoim per momentin ujkun,jo ti besoim pergjithmon.
Pra,armiku i armikut tim eshte miku im,vlen vetem per kete rsate,dhe duhet shfritzuar kete miqsi te grekve te pa bes.
Te gjithe qeverite shqiptare i kane bere leshime Greqise,kurse nje bythe Maqedonci ja ka vene kufirin tek thana.Jo vetem per emrin,por edhe per popullin bullgar qe rron ne trojet e veta ne Thesali.Shteti me pa dinjitet ne Ballkan eshte Shqiperia me ne krye Sali Berishen.Ashtu si sillej si nje malok qe ulet ne tavolinen e gangove te qytetit,me Gligorovin,Micotaqin,Milloshevicin,ky lapacore i la shqiptaret matane kufirit pa mbrojtje si jetime.Askush nga shteti shqiptar nuk protestoi per zbatimin korrekt te marreveshjes se Ohrit.per pushtimin e trojeve ku banojne shqiptaret me kisha maqedonce,me ndertesa maqedonce,biznese maqedonce.
Mall qe kemi gazetare te tille traper e na kujtojne se Greqine e paskemi aleate. Si duket i quan normale lajmet greke te dites se pare te trazirave ne Kumanove, ku pergjegjes behej Tirana?
Edhe ketu nuk behet fjale per ” miqesi ” te tyre ndaj nesh! Por per momentin ne s’ka cfare na ben se e di se ke kemi ne krah , kurse Gruevski qe koken e ka ne Shkup por mendjen e ka tek Putini , mundohet te loze politike te holle po e tradheton injoranca e vet dhe si i tille do dale shume shpejt nga loja ! Pas Jankullovskes – shemtires raciste ndaj shqiptareve , do ti vije radha edhe Gruevskit , me hir apo me pahir!
Kot nuk u be Ambasada Amerikane ne lagjen shqiptare te Shkupit !
I Pavdekshmi Arben Xhaferi , qe nga ata shqiptare te mencur qe historia nuk i kursen per ti nxjerre ne drite , do thoshte : Qe koha punon per shqiptaret por ne duhet ta shfrytezojme ATE !
Gazetari dhe analisti Lorenc Vangjeli ne kete shkrim eshte munduar te zhbiroje ne te vertetat e qendrimeve kelketiket te qeverise dhe qeveritareve te Athines.
Deri ketu nuk ka asgje te keqe.
Tek e fundit diplomacia nuk mund te perkthehet dhe nuk mund te jete medoemos miqesi e qendrueshme.
Aq me pak kur behet fjale per Ballkanin jo vetem te sotmin por dhe ne ballkanin e te shkuares se afert dhe te larget.
Une gjykoj se gazetaret dhe analistet tane te nderuar, perpos skepticizmit dhe moosbesimit ne qendrueshmerine e situatave, nuk besoj se nuk e dine qe diplomacia e shteteve zhvillohet dhe eshte e suksesshme kur shfrytezohen me efikasitet situatat dhe konjukturat politike dhe ca me shume kur keto situata dhe konjuktuara prodhojne budallalleqe te llojit te FYROM-it, qe i ngjajne kapardisjes se nje maçoku per tu dukur si tiger.
Pa dyshim ketu rrjedh apo e ka bazen dhe sjellja diplomatike e Athines, e cila eshte nje armike e vjeter e Shkupit zyrtar, ne kuptimin me te plote te kesaj fjale.
Ne raportet e mardhenieve mes Shqiperise dhe Greqise, jo vetem te koheve qe jetojme, por dhe kur ligji absurd i luftes ishte de jure dhe de fackto ne fuqi, nuk mud te themi se kane qene mardhenie te nje fqinjesie normale, sikunder nuk eshte e drejte te bejme etiketime te dale kohe apo te themi se shteti grek ka qene ne armiqesi me Shqiperine.
Dhe ketu duhet te jemi kategorike kur behet fjale per mardheniet mes dy popujve, te cilat kane qene mardhenie shume te mira, natyrisht duke perjashtuar individe dhe qarqe qe jetojne kohen e megalidese famekeqe.
Nuk mund te themi te njejten gje me fqinjet sllave, te cilet jo vetem qeverite por dhe ne mardheniet mes etnive nuk kane qene asnjehere normale per shume arsye dhe shkaqe , nje prej te cilave ka qene dhe mbetet patologjia rraciste dhe fobia ndaj shqiptareve qe ka ngerthyer gjithe jeten nacionalitetin sllav, i cili eshte munduar te sundoje neprmjet platformave rraciste, antinjerzore , te debimit nga trojet e tyre dhe te shfarosjes se popullsise autoktone shqiptare, te pergatitura nga te ashtuquajturat akademi te shkencave dhe arteve te Beorgradit dhe te ithtareve te saj qe nga Grashanini dhe deri tek Çubreloviçi.
Kjo akademi dhe keta pseudoshkencetar, ne vend te vendosjes se gurit te themelit ner godinen e miqesise dhe bashkejeteses mes popujve, kane vendosur gurin e urrjetjes dhe armiqesise, duke hedhur dhe mbjellur faren e gjembit te urrejtjes, shkulja te cilit kerkon sakrifica brezash.
Ne perfundim do te thoja se sado luhatje dhe zikzake, zbutje dhe acarim, afrim dhe largim te kene mardheniet diplomatike mes Athines dhe Tiranes, ato nuk mund te jene kurrsesi te barazpeshuara ne sensin pozitv me mardheniet mes Tiranes, Beogradit, Shkupit apo qofte dhe Podgorices ku fantazma e urrejtjes shekullore per Shqiperine dhe shqiptaret ngren krye here pas here.
korigjim gabimi (eklektike)