Shteti i Kosovës arrestoi dhe deportoi 6 shtetas turq në shërbim të presidentit Erdogan, dhe ky i fundit e falenderoi publikisht Hashim Thaçin për zbatimin e porosive të tij.
Një shembull analog i asaj që ndodhi mes Kosovës dhe Turqisë është përplasja mes Ankarasë dhe Athinës, për çështjen e 8 ushtarakëve që dezertuan në Greqi pas grushtit të shtetit.
Por ndryshe nga Kosova, Athina i është përgjigjur ndryshe thirrjeve dhe akuzave të Erdogan.Ajo i ka kërkuar presidentit turk të sillet konform postit që mban dhe jo të preferojë rrugën e sulmeve provokuese.
“Në qoftë se presidenti turk kishte diçka për të thënë për 8 ushtarakët, ai pati rastin t’ia thoshte privatisht kryeministrit grek apo edhe publikisht gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë.Sot ai zgjedh të vazhdojë një rrugë të pakuptueshme e të rrëshqitshme të sulmeve provokuese.
Greqia është një shtet ligjor dhe ka një kryeministër i cili i respekton dhe i njeh procedurat e drejtësisë greke dhe jo një Sulltani që imponon vendimet e tij”, thuhet në reagimin e djeshëm të qeverisë greke.
Më herët, Erdogan akuzoi Greqinë dhe kryeministrin e saj se po mbrojnë njerëz që fshihen pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016.
“Ju e dini, disa njerëz u përpoqën të më vrasin dhe ikën në Greqi me helikopter. Zoti Tsipras, me të cilin kisha folur, më tha se brenda 10-15 ditësh do ta zgjidhte këtë çështje . Vitet kanë kaluar dhe madje ata janë akomoduar”, ka deklaruar Erdogan.
s.a/dita

Greket jane popull patriot pavaresisht konflikteve historike qe kemi me ta na duhet ta pranojme nje fakt te tille.