Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, reformë urgjente për përditësimin e sistemit

J L

Greqia nuk njeh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, madje edhe të vaksinave Pfizer e AstraZeneca.

Dëshmitë e para tepër shqetësuese, jo vetëm nga shtetasit shqiptarë, por nga mjaft vizitorë të vendit nga shtete jo-anëtare të BE-së, kanë arritur tashmë tek autoritetet greke. Për çështjen është pozicionuar dje në mbrëmje zyrtarisht zv/ministri i Qeverisjes Dixhitale, kompetent për Lehtësimin e Procedurave, Jorgos Jeorgantas.

Duket se në Greqi njihen vetëm certifikatat e vaksinave të miratuara në BE, kështu që shtetasit shqiptarë me vaksinën kineze nuk konsiderohen të vaksinuar në Greqi.

BW shkruan se përveç kësaj, po brenda këtyre ditëve është zbuluar një rrjet certifikatash false nga Bullgaria, e konsideruar si një nga arsyet e fluksit të madh të të infektuarve. Situata e shkaktuar nga certifikatat false të vaksinave si Pfizer e Moderna është tepër dramatike, sidomos në Selanik e  Greqinë Veriore, ku muajin e fundit rastet e evidentuara janë me qindra.

Ndërkohë që Jeorgantas ka pranuar se sistemi grek njeh automatikisht certifikatat e vaksinimit të vendeve të BE-së, por nuk ekziston askund një sistem i tillë i përsosur për identifikimin e çdo certifikate, nga vendet e ndryshme të botës.

Me sa duket ë sistemin e BE-së ku përfshihen edhe 16 vende jo-anëtare, nuk janë përfshirë vendet ballkanike, mes tyre edhe Shqipëria.

Për këtë arsye, vizitorëve shqiptarëve të vaksinuar me Pfizer, ka shumë mundësi të mos iu njihet kodi gjatë kontrollit të autoriteteve greke.

Jeorgantas ka deklaruar se brenda kësaj jave, me procedurë urgjente do të paraqitet reformë ligjore dhe vendim i posaçëm i ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Qeverisjes Dixhitale greke për dy sisteme të reja regjistrimi elektronik, një për certifikatat e vaksinimit jashtë BE-së, përfshi Shqipërinë, e një i dytë për sa vizitorë vendosin të marrin dozën e tretë (dozën kujtesë) të vaksinës në Greqi.

j.l./ dita

Mamak escort

Share This Article
1 Comment
  • Mjafton ti njohe Certifikatat Turqia per te cilen luftuan Deputeti “Pellazge “ Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj.
    Kurse Epirotet dhe te ashuuajturit Arvanitas luftuan per tu cliruar nga Turqia.
    Kjo eshte diferenca ndermjet turqve ne Ndergjegje dhe Kombesi (keshtu njifet Arnautistani) Turke dhe Asaj Epirote.
    Hipokrizia eshte se keta Islamike kane per “Hero” nje Vorio Epirote do thonim sot Kastriotin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *