Ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve, Nikos Toskas, paralajmëroi sot mbi potencialin për radikalizim mes refugjatëve të frustruar dhe të bllokuar në Idomeni në kufirin maqedonas, sipas agjencisë greke të lajmeve, “Skai”.
“Çfarë po shihni sot janë xhihadistët e të nesërmes”, tha Nikos Toskas, ministri grek për Rendin Publik dhe Mbrojtjen e Qytetarëve duke shtuar se autoritetet duhet të marrin tërësisht në konsideratë menaxhimin e kësaj situate.
Policia maqedonase përdori të dielën gaz lotsjellës për të parandaluar qindra migrantë që të kalojnë kufirin, deklaroi ministria maqedonase e Punëve të Brendshme.
Të paktën 300 migrantë dhe 23 policë u palgosën si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve, sipas autoriteteve lokale dhe organizatave humanitare.
