Greqia përfshihet nga një valë e të ftohtit polar

Leda Hysa
A man walks through a heavy snowfall in Hortiatis, 40km north of Thessaloniki, on February 26, 2018. Parts of central and Northern Greece are covered in a blanket of snow as a low-pressure weather front hits much of the country this weekend. The front, named "Leto", has brought snow storms even at low altitudes and a significant drop in temperature. / AFP PHOTO / SAKIS MITROLIDIS (Photo credit should read SAKIS MITROLIDIS/AFP/Getty Images)

Greqia u godit të dielën nga moti ekstrem shoqëruar me erëra të forta, me ndërprerjen e lidhjeve detare, vonesa në trafikun ajror dhe bllokim të rrugëve për shkak të rrëzimit të pemëve në rajonin e Athinës, njoftuan forcat zjarrfikëse.

Ndërprerje të energjisë elektrike u regjistruan në veri të vendit dhe në periferinë verilindore të Athinës.

Në Nea Smyrni, në jug të kryeqytetit, një duzinë automjetesh janë dëmtuar nga rrëzimi i pemëve. Deri në këto momente, forcat zjarrfikëse sigurojnë se nuk ka asnjë të plagosur.

Sipas shërbimeve meteorologjike të vendit, moti i keq do të vijojë deri të martën.

Shpejtësia e erës arriti deri në 140 kilometra në orë, e regjistruar në Detin Egje nga Observatori Kombëtare të shtunën në mbrëmje.

Në veri të vendit, reshjet e dendura të dëborës ofronin pamje mbresëlënëse të Selanikut, qytetit të dytë më të madh në vend, i mbuluar nën petkun e dëborës.

Në Traki në kufirin me Turqinë, temperaturat u regjistruan deri në minus 9 gradë Celsius.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *