Prej dy vitesh, Klement Balili vazhdon ta kthejë duarbosh policinë gjatë aksioneve të dështuara për arrestimin e tij, megjithatë, javët e ardhshme sfida e radhës nuk do të jetë për uniformat blu, por për prokurorinë.
Siç bën me dije një burim pranë Ministrisë së Drejtësisë, Greqia i është përgjigjur në fund të muajit dhjetor 2018, përmes një letërporosie, kërkesës së Krimeve të Rënda, e cila këmbënguli t’i dorëzoheshin prova shtesë ndaj 46-vjeçarit. Kjo letërporosi ishte justifikimi kryesor i prokurorisë që në 2018 zgjati 3 herë afatin hetimor për Balilin, i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, por që për shkak të dështimit të policisë për ta arrestuar, u quajt nga ish-ambasadori Donald Lu edhe si magjistari.
Tashmë që pala greke i bashkangjit akte të reja, mes tyre procesverbale të këqyrjes së ngarkesës së hashashit dhe dëshmitë e dy të dyshuarve si skafistë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, sfida për prokurorinë është se sa kohë do t’i duhet asaj për t’i mbyllur hetimet.
Megjithatë, edhe pse nuk jepen detaje nëse kanë apo jo vlerë për hetimet procesverbalet e dorëzuara, një burim tha se pritet që brenda muajit janar prokuroria t’i dorëzojë gjykatës dosjen e mbyllur, duke dërguar nën akuzë vetëm Klement Balilin, njeriun që përmbi dy vjet vazhdon në arrati të luajë me autoritetet.
Pas dorëzimit të dosjes është gjykata që do të vlerësojë në një seancë paraprake për dërgimin në gjykatë të Balilit për veprat e trafikut dhe të grupit kriminal. Ajo që dihet me siguri është se që prej 2016 policia ka organizuar 14 aksione për kapjen e tij, por ka dështuar, madje edhe pse vendosi një shpërblim prej 5 milionë lekë për çdokënd që do të jepte informacion të vlefshëm. Ky dështim u lakua edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me drejtuesit e policisë.
“Unë nuk dua të presim të vijë ambasadorja amerikane për të na kujtuar gjatë ndonjë fjalimi përshëndetës që Klement Balili nuk është kapur akoma”, thoshte Rama.
l.h/ dita
Terminologjia “Eskobar i Ballkanit’ jane nje maskarallek i madh. Keta nuk e kane idene se kush ishte Eskobari. Eskobari vrau me mira njerez. Eskobari sulmoj Parlamentin e Kolumbise me forcat e veta dhe shkaktoj nje gjakderdhje te tmerrshme. Eskobari vrau politikane dhe drejtues te larte te administrates ne Kolumbi. Eskobari rrembeu gazetare te njohura te televizionit kombetar dhe i mbajti peng derisa u vrane. Eskobari hodhi ne ere nje nga mapot me te medha dhe shkatoj qqindra viktima. Eskobari mbolli me mijra hektare me kanabis dhe ngriti laboratore kokaine ne cdo cep te Kolumbise. Si mund te behet krahasim i Balilajt me Eskobarin? Balilaj mund te jete nje trafikant i vogel por kurrsesi nje Eskobar. Ata qe bejne krahasime te tilla jane ose te paditur ose maskarenj qe duan te nxijne Shqiperine. Prandaj ju lutem hiqeni kete emer krimineli. Klementi nuk dime se ka bere ato qe ka bere Eskobari. Sigurisht qe per trafikun qe ka bere meriton ti cohet drejtesise dhe te denohet. Por derisa nuk eshte shpallur fajtor mos beni akuza te tilla monstruoze ndaj nje liliputi shqiptar. P.S.: Shikoni filmin serial ne Netflix Eskobar dhe do te mesoni se kush ishte. Eshte shume e thjeshte.
E kam pare filmin o komentues ,Eskobari ,kishte blere me dollaro ,prokurore ,ministra kryeminstra e deri tek presidenti . Mos haro edhe polici i ndershem Zagani ,u fut brenda ne burg , apo e futa une?? .Ate e futi mafja politike ,skema eshte perafersisht e njejte .Besoj se kam te drejte ,bashkepunimi eshte i njejte si ne kolumbi ,ashtu edhe ne shqiperi Nga posh larte e anasjelltas .
Nje polic (Zagani) qe ja mbathi jashte dhe i lidhur me PD nuk mund ta njollose qeverien e sotme dhe as qe ka lidhje me Eskobarin qe kish korruptuar qindra dhe mijra police dhe ushtarake te larte si dhe ministra e presidente. E di qe Greqise dhe ty 300 eurosh te pelqen ta njollosni Shqiperine por nuk do tja arrini dot.
Kur te akuzon Greqia ka te drejte I akuzuari.
Dhe prape nuk ka krahsim me Eskobarin . @………….
Te shava rilindjen ,o komunist 100 karatc..
Pse nuk u pyllezua me droge ne kohen e juaj gjithe teritori me droge .Pse do e mohosh polic .Zaganin e futi ne burg Tahiri i jot o mavri , e jo Saliu vellai i Rames temd i madh . Ti qe me ben me PD ,sinqerisht ta fale me gjithe shpirt Saliun ,pergjithmone .Kurse qe me quan 300 eurosh ,e ke gabim .Per mua punojne shume punonjes e specialiste ne perendim ,,duhet te kalosh disa shtete te bish ketu ku banoj e punoj une , e jo ne greqi ,dhe sdua ta tregoj sa pagoj une vetem roga ne muaj ,seshte as vendi ,nuk i interon njeriut dhe nuk e kam ne edukate per shitur mend ..Besoj se e kapire ??
@Adih – A je ti polici Zagani? Sepse une thashe qe polic Zagani ishte i PD-se, dhe jo Adih? Pra une nuk te akuzova qe ti je me PD, por polici ishte i PD. Na thuaj te verteten – hapja zemren popullit.
Kush eshte Zagani dhe kush Adih? @…..
Ben gabime ,prandaj te akuzove qe je Rilindas i thekur ,,por je ne gabimm ,ore djale . Mesoje nga une se kam mbi tridhjete vite , i aratisur nga shqiperia ,ta them kete ,megjithe nuk ka rendesi fare per cilindo , kastile ti permenda vitet ,per te mesuar nga une ,ceshte dhe si funksionon demokracia . ,Ben gafa te madhe ,kur thua Polici Zagani ishte i PD . POLICIA ,ne boten demokratike ,eshte e APOLITIZUAR ose APOLITIKE mere si te duash ,Mos na co ne komunizem ore cun ,se prandaj ja mbatha ilegale ,ne kohen e profesorit te Rames tend , R Alise ,qe e veshi me pardesy te bardhe . ,duke vene ne rezik jeten time ne ato kohera diktature , qe,te sharrojshin ne dysh ne kufi. ..Besoj e mesove nga une si duhet te funksionoje policia ne demokraci ….. Dua te ndihmoj :Harroi partite politike ,te gjitha ne shqiperi,se si PS ose LSI e PD jane trinjake .pjelle e planit katovicar ?? Po nuk me kuptove ,je vetfajtore , me sinqeritet nuk te ndihmoj dot.