“Greqia është kundër forcave centrifugale të cilat mund të dëshirojnë të rihartojnë rajonin tonë“. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë takimit në Athinë me homologun serb, Nikolas Selakoviç.
“Ne diskutuam dhe jam veçanërisht i lumtur për këtë bashkëpunimin ushtarak mes nesh”, tha Nikos Dendias në deklaratat e përbashkëta me homologun e tij serb pas takimit, i cili zgjati më shumë se dy orë.
Ai shtoi se do të informohet nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Panagiotopoulos për rezultatin e bisedës dhe shprehu besimin se ministritë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Greqisë dhe Serbisë do të bashkëpunojnë shumë ngushtë në të ardhmen e afërt.
Pasi vuri në dukje se bashkëpunimi i dy vendeve në sektorin ushtarak ka mbetur prapa bashkëpunimit në sektorët e tjerë, ai shprehu bindjen se “mund të bëjmë më mirë në këtë sektor”.
Më tej, Nikos Dendias vuri në dukje se ka perspektiva të mëdha për energjinë, transportin dhe shumë mundësi të mëdha për rritjen e ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve, si në planin bilateral ashtu edhe në atë shumëpalësh, me pjesëmarrjen e vendeve të tjera të rajonit.
Dendias vuri në dukje se Greqia dhe Serbia ishin “gjithmonë në të njëjtën anë të argumentit historik“. Duke vazhduar në të njëjtën gjatësi vale, ministri i Jashtëm tha se Greqia edhe sot qëndron në krah të popullit serb për t’u bërë pjesë e pandashme e familjes evropiane, “sepse ne besojmë se ju jeni aty”, tha ai.
o.j/dita

Cameria eshte toke shqiptare.
Do ti kthehet Shqiperise.Heret a vone.
Po si tja bejme hajdutit te Surrelit, qe kerkon Ballkan te Hpaur me serbet,
pa greket dihet qe jane me Serbine
Kur te vije ndonje Kryeminsiter tjeter ne krye te Shqiperise te filloje nje Bashekpunim ushtarak te ngushte me Turqine
Akoma mendon palloshi gjat per open ballkan? nuk eshte gje e re jane miqesi te vjetra qe na kujtojne masakrat ne kosove e cameri,prinderit e tyre kan therur gra e femije ne te kaluaren,vetem forcimi ushtarak i Shqiperise e Kosoves i ben balancat e drejta ne ballkan.
He mo ta lumsha kjo eshte miqsi… kane kaluar 100 vjet dhe sa vjen e trashet
Kufijte e vertete jane ata te 1913- tes kurse projektet e ardheshme permbushja e atij plani te pa perfunduar mbi trojet e tona
Kurse liza jone ne boten e cudirave eshte ne qiellin e shtate
Edhe sikur shqiptaret te jene syleshe keta nuk te lejojne sepse ti plasin surratit qellimet e tyre
Enver Hoxha ja u tregonte qejfin ketyre bushtrave