Greqia po avancon procedurat për kërkimin e naftës në Jon

b.m.

Kompania Shtetërore e Administrimit të Hidrokarbureve në Greqi  (EDEYA), shpalli zyrtarisht të hënën, pjesëmarrësit në tenderat  për kërkimin e hidrokarbureve në zonat e detit Jon dhe Jugperëndim të Kretës.

Ato janë Hellenic Petrolium dhe  kompanitë shumëkombëshe Total, ExxonMobil dhe REPSOL.

Nuk mori pjesë  Energean, e cila kishte  shfaqur interes për rajonin e Jonit. Afati i fundit për shprehjen e interesave skadonte të martën dhe sipas EDEY propozimet janë:  Konsorciumi Total  – ExxonMobil – HEPO për kërkimet në detin e Kretës Perëndimore dhe Jugperëndimore dhe Repsol – ΕΛΠΕ  për kërkimet në detin Jon.

Repsol së bashku me Hellenic Petroleum, është edhe partner i koncesioneve të tjera të Energean në Greqinë lindore, – raporton grekja Kathimerini, e cituar nga portali ResPublica.

“Procesi i tenderimit shkoi mirë, në përputhje me të gjitha parashikimet ligjore. EDEYA  do të vazhdojë me intensitet vlerësimin e tofertave me qëllim dorëzimin në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë për ndarjen e  zonave të koncesionit”- theksohet në njoftimin për shtyp. Presidenti dhe CEO i EDEYA, tha se procesi i vlerësimit të përfundojë deri në maj.

b.m. / dita

Share This Article
2 Comments
  • “raporton grekja Kathimerini, e cituar nga portali ResPublica.”
    përse respublica e përcaktoni si portal,kurse kathimerini e përcaktoni si femër greke??
    mos vallë nuk është një gazetë??
    një profesionalizëm për të të shti me qajt!!

  • gREqia e ben Fakt te Kryer ,
    ceshtjen e kufirit .

    nderkohe qe …

    – i thot presidentit muta – blloko qeverrine Shqiptare

    – ramiun e therrasin ne amerike gjasme me e nderu per Holokaosin lol (m’kupto ti mue )
    dhe i thone . – Ramo c’ka saj Shqypnie : Djallin e vicidolit si e kena ,mir e ? – mos e prek ate eee ,kupton ti . Dhe Detin lerjani GreQis ,sduam zhurme ne . Kuptove ? – Peqe ,peqe . aj anderstent Mister . Afroe pak faqen ke xhaxhi , frye pak ta kap mes gishtrinjve te mi ,se e kam zakon un kte ,me gjithe kryeministrat e rinje si ty , ashtu bravo . Hajt tani baj baj ramush

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *