Greqia rihap turizmin duke respektuar rregullat e distancimit social

J L

Turistët do mund të vizitojnë Greqinë këtë verë por rregullat e distancimit social do të mbeten në fuqi për t’i mbajtur njerëzit të sigurt nga koronavirusi, tha ministri grek i turizmit Harry Theocharis.

“Ne duam që njerëzit të vijnë në Greqi,” tha ai për Radio BBC.

“Sigurisht që do të marrim masa paraprake përsa i përket kërkesave para udhëtimit, por edhe përsa i përket mënyrës së udhëtimit, mënyrës së qëndrimit. Do të zbatohen rregullat e distancimit social.”

Ai shtoi se turistët duhet të ndjehen të sigurt në Greqi pasi vendi do të marrë masa paraprake të rrepta.

“Greqia është një vend i sigurt dhe në shumë raste shumë më e sigurt”, tha ai.

Deri më tani në Greqi janë shënuar 138 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 2,566 të infektuar.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *