Pas dy shpërthimeve terroriste në aeroportin e Brukselit, edhe në aeroportin ndërkombëtar të Athinës ‘Eleftherios Venizelos’ janë marrë masa sigurie.
Komiteti i Sigurisë në këtë aeroport është mbledhur për të diskutuar për përforcimin e masave të sigurisë, duke pasur parasysh edhe faktin që nga Greqia kalojnë një numër i madh i refugjatëve, mes të cilëve mund të ketë të infiltruar terroristë të ISIS./E.T
