Ekonomia greke është rritur me 0.8 përqind në tre mujorin e dytë të vitit, duke befasuar analistët të cilët prisnin një tkurrje të thellë.
Shifrat zyrtare, të botuara nga Instituti Grek i Statistikave, Elsat, tregojnë gjithashtu se gjatë tremujorit të parë Greqia nuk përjetoi një ulje ekonomike prej 0.2 përqind, sa ç’ishte pretenduar më herë, por thjesht nuk pati ndryshim ekonomik.
Elstat ka publikuar shifrat teksa Parlamenti grek po diskuton mbi planet e reja të ndihmës financiare. Të dhënat tregojnë se vendi nuk ka rënë në recesion në pjesën e parë të këtij viti, pavarësisht nga qëndrimi i Cipras kundër masave shtrënguese të kërkuara nga huadhënësit ndërkombëtarë.
Ende nuk është publikuar asnjë e dhënë se çfarë ka ndikuar në këtë rritje të Produktit të Brendshëm Bruto, pasi këto shifra janë paraprake, por analistët thonë se disa sektorë si turizmi, kanë përballuar pasigurinë pas ngecjes së bisedimeve me huadhënësit ndërkombëtarë.

..uroj per rritje ne vazhdimesi.