Greqia ka dënuar sjelljet e policisë maqedonase ndaj emigrantëve në Idomeni, duke i konsideruar të rrezikshme dhe të mjera.
Në një deklaratë jashtëzakonisht të fortë, George Qirici, zëdhënës për koordinatorët e migrimit në qeverinë greke, tha se përdorimi i forcës është i papranueshëm.
“Përdorimi i gjerë i gazit lotsjellës, granatave tymuese madje edhe plumbave të gomës pa dallim si për gratë dhe për burrat për orë të tëra, është një praktikë e mjerueshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme. Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje refugjatëve të mos besojnë në gënjeshtra dhe të kuptojnë se kufijtë janë mbyllur, “tha ai.
Agjencia e ndihmës Mjekët pa Kufij deklaroi se ka mjekuar më shumë se 200 persona në kampin e Idomenit si pasojë e gazit lotsjellës dhe plagëve e tjera të marra gjatë protestës.
Mahmoud, një emigrant 23-vjeçar nga Aleppo, ka thyer krahun pasi është qëlluar nga forcat maqedonase me plumb gome nga një distancë shumë e afërt.
Autoritetet greke po përpien të bindin klandestinët e Idomenit të kthehen në qendrat e pritjes sepse tashmë nuk ka asnjë rrugë që i çon drejt vendeve veriore dhe perëndimore të Bashkimit Evropian.
