“Letra e 13 ministrave të jashtëm, Greqia ka luksin të tallet me Shqipërinë”

J L

Shaban Murati, analist i çështjeve të rajonit i gazetës Dita ka ndarë në rrjetin social Facebook një koment lidhur me kërkesën e 13 ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE, datë 11 qershor 2019, për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ajo çka ai vë në dukje është mungesa e ministrit të jashtëm të Greqisë në këtë letër, dhe jo vetëm. Në këtë postim thuhet se Greqia ka munguar në çdo letër të mëparshme, ku është kërkuar avancimi i integrimit të Shqipërisë në BE. Ajo kurrë nuk ka vënë firmën në një letër të përbashkët ministrash të jashtëm drejtuar BE në favor të Shqipërisë

“Greqia e di se shqiptarët e hajnë lehtë demagogjinë dhe mund ta shesë letrën e pensionistit grek Kocias si “avokati e Greqisë për Shqipërinë” dhe të entuziazmojë patriotët filogrekë në Tiranë”, shprehet Murati duke theksuar se Greqia ka luksin të tallet me Shqipërinë.

Postimi i plotë :

GREQIA TALLET ME SHQIPËRINË

Ministrat e jashtëm të 13 shteteve anëtare të BE: të Republikës Çeke, të Estonisë, të Letonisë, të Lituanisë, të Hungarisë, të Bullgarisë, të Italisë, të Maltës, të Austrisë, të Kroacisë, të Sllovenisë, të Polonisë dhe të Sllovakisë, në datën 11 qershor 2019 u drejtuan një letër të përbashkët krerëve të shteteve të BE me kërkesën “për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut”.

Siç e shikoni, në këtë letër mungon ministri i jashtëm i Greqisë.

Ka munguar Greqia në çdo letër të përbashkët të mëparshme të ministrave të jashtëm të shumë vendeve anëtare të BE, që kanë kërkuar më herët avancimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Por Greqia ka luksin të tallet me Shqipërinë. Pensionisti ish-ministër i jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias, disa ditë pas kësaj letre të 13 ministrave të jashtëm zyrtarë, stis një letër si ish-ministër i jashtëm për të mbështetur hapjen e bisedimeve me Shqipërinë. Por Kociasi, që ndejti katër vjet ministër i jashtëm, nuk u kujtua njëherë t’i dërgonte letër të përbashkët apo individuale BE-së që të hapte bisedimet e pranimit me Shqipërinë. Madje edhe tani në pension e kishte më të lehtë t’i thonte ministrit të jashtëm aktual të Greqisë, që ka qenë zëvëndësi i tij, që t’i bashkohej zyrtarisht me 13 ministrat e jashtëm te BE.

Greqia e di se shqiptarët e hajnë lehtë demagogjinë dhe mund ta shesë letrën e pensionistit grek Kocias si “avokati e Greqisë për Shqipërinë” dhe të entuziazmojë patriotët filogrekë në Tiranë.

Greqia zyrtare kurrë nuk ka vënë firmën në një letër të përbashkët ministrash të jashtëm drejtuar BE në favor të Shqipërisë dhe ndaj mungon në listën e letrës zyrtare të 13 ministrave të jashtëm të BE, të cilët Tirana zyrtare ka për detyrë t’i falenderojë.

j.l./ dita

Share This Article
18 Comments
    • Turkoshaket me kafka mongole kujtojne se jane aq te zgjuar sa kafkat superjore pellazge dhe mund ti percajne per hesap te kafkave mongole.

        • Lavdi Skenderbeut qe as te vdekur se mundet dot.

          Dhe meqe permend PROFETIN je ne kundershtim me fjalet e tij. Profeti ka thene mos komplotoni kunder kombe te te cilet jetoni. Per kete arsye PROFETI i perzuri hebrenjte nga shteti Islam.
          Po ben politike ne emer te PROFETIT. Nuk ke te drejte te imonohesh e percash. Je hipokrit dhe aq ne keq nqs paguhesh per kete qe ben.

  • Greqia punon dhe pret rastin te gllaberoje ndonje cope nga vendi yne.As nuk ka ekzistuar kurre dhe as ka per te egzistuar ndonjehere sa te jete dielli dhe qielli mbeshtetje apo perkrahje e sinqerte ndaj Shqiperise.

  • greket jane evgjiterit e ballkani ndaj dhe ti kesh miq te prishin pune ,ti besh armik te hane mune.Jane 4 milion shqiptare e arvanitas ne greqi dhe vetem kur e mendojne kete shifer greket e afrikes dhjesin gjak nga frika se e dine qe rritja e ndjenjes kombetare tek populli idiot shqiptar vertete vjen me vonese por kur vjen ska bir kurve ta ndale

  • Pamvaresisht problemeve historike qe kemi patur me Greqine,kryesisht pas vitit 1821 -1822 kur dhe mori pavaresine, perseri per popullin shqiptar kjo toke mbetet nje nder vendet me te dashura per ne. Ne greqi jetojne e punojne rreth 600,000 mije shqiptare e nuk te pyet kush çfar je. Ato probleme qe kemi ne me Greqine i kane edhe Gjermania me Francen , e shume vende te tjera,por e rendesishme eshte te respektohet sovraniteti dhe vlerat e secilit komb. Jam i bindur se po te jete per Greqine pengesa per te hyre ne europe per shkak te ketij vendi eshte zero. Te keqen ne shqiptaret me se shumti e kemi te vetja, duke perfshire edhe vende te tjera lindore qe kemi qene peng i tyre deri edhe ne Kine.

    • Beni ke te drejte. Nuk eshte se jam filogrek por Greqia dhe sidomos qeveria Cipras eshte treguar korekte ne takimet qe lidhen me antaresimin e Shqiperise ne BE. Ne kohen kur u hap procesi i negocimit per ceshtjet qe ngel pezull midis dy vendeve, Kocias u tregua shume luftarak ne mbrojtje te Shqiperise . Duhet ti themi gjerat sic jane. Nacionalizmi per te cilin ne shpesh me te drejte akuzojme greket nuk duhet te jete tipar dhe per ne. Atehere kur kemi te drejte kemi kur nuk kemi dhe akuzojme kot si ne kete rast duhet ta shohim te keqen te vetja. Ky Shabani ben mire te permende dhe rrezikun turk qe vjen nga politika neo osmane e Erdoganit dhe qe kerkon te shperfytyroje karakteri europoan te shqiptareve duke na lidhur me mongolet aziatike. Turqia ne keto momente eshte me e intersuar per mos hapjen e negociatave.

  • O Shaban,

    Nuk ka asgje te re ketu per mua.
    Qe me ardhjen e Janullatosit qe zhduku autonomine e Kishes Ortodokse Shqiptare te Fan Nolit, me leshimet territoriale (njohjen si minoritare te fshatrave te mirenjohura si te banuara nga shqiptare (Pepel, Lugar, Kakodhiq, etj), me marreveshjen e fshehte per Detin Jon, me marreveshjet antishqiptare per ngritjen e varrezave te ushtareve (PUSHTUES PUSHTUES) greke qe ngriten flamurin grek te pushtimit ne trojet tona, ne favoret qe iu krijuan biznesit dhe bankave greke ne Shqiperi, u kuptua qe Shqiperia ishte shnderruar ne nje shtet vasal piluitika e te cilit hartohej ne Aythine.
    Personalisht une kete e kam ditur qe para se te shkelte Janullatosi. Me klasen tone politike ka tridhjet vjet qe po tallen duke demtuar rende sigurine dhe sovranitetin e Shqiperise.
    Si nuk ka kuptuar nje gje kaq te thjeshte kjo klase politike injorante:

    GREQINE EDHE TA KESH ALEATE TE SINQERTE NUK TE NDIHMON DOT PER TU PRANUAR NE BE
    “ME MIK” As Gjermania qe eshte gjigandi ekonomik i Europes nuk te ndihmon dot.
    Dhe e kunderta:
    GREQIA NUK TE PENGON DOT TE HYSH NE EUROPE NE QOFTE SE TI PLOTESON KUSHTET ((As Gjermania nuk te pengon dot).
    Ne Europe nuk duhet te hyjme me genjeshtra sepse genjeshtrat e katandisen Greqine per ta nxjerre nga BEja (me 400 miliard collare amerikane borxh).

  • O Shaban,

    Nuk ka asgje te re ketu per mua.
    Qe me ardhjen e Janullatosit qe zhduku autonomine e Kishes Ortodokse Shqiptare te Fan Nolit, me leshimet territoriale (njohjen si minoritare te fshatrave te mirenjohura si te banuara nga shqiptare (Pepel, Lugar, Kakodhiq, Muzine, etj), me marreveshjen e fshehte per Detin Jon, me marreveshjet antishqiptare per ngritjen e varrezave te ushtareve (PUSHTUES PUSHTUES) greke qe ngriten flamurin grek te pushtimit ne trojet tona, ne favoret qe iu krijuan biznesit dhe bankave greke ne Shqiperi, u kuptua qe Shqiperia ishte shnderruar ne nje shtet vasal piluitika e te cilit hartohej ne Aythine.
    Personalisht une kete e kam ditur qe para se te shkelte Janullatosi. Me klasen tone politike ka tridhjet vjet qe po tallen duke demtuar rende sigurine dhe sovranitetin e Shqiperise.
    Si nuk ka kuptuar nje gje kaq te thjeshte kjo klase politike injorante:

    GREQINE EDHE TA KESH ALEATE TE SINQERTE NUK TE NDIHMON DOT PER TU PRANUAR NE BE
    “ME MIK” As Gjermania qe eshte gjigandi ekonomik i Europes nuk te ndihmon dot.
    Dhe e kunderta:
    GREQIA NUK TE PENGON DOT TE HYSH NE EUROPE NE QOFTE SE TI PLOTESON KUSHTET ((As Gjermania nuk te pengon dot).
    Ne Europe nuk duhet te hyjme me genjeshtra sepse genjeshtrat e katandisen Greqine per ta nxjerre nga BEja (me 400 miliard collare amerikane borxh).

  • Zgjohu z.Shaban (se dhe ne foto dukesh si I pergjumur )! Cfare te coi tek Greqia qe nuk ka firmosur dhe nuk shkruan per Gjermanine,Francen ,Danimarken,Hollanden etj qe e damkosen Shqiperine ? Apo meqe nuk ke cfare I ben kalit atehere I bie samarit .Apo nisesh nga motoja komunisto- osmano-shqiptare qe per cdo gje qe ndodh ne Shqiperi e ka fajin Greqia .Zgjohu z.Shaban,zgjohu .Ne Greqi rron si njeri rreth 25 % e popullsise se Shqiperise ,larg krimeve,droges ,papunesise ,shkollave e mjekesise se shkaterruar dhe mban me buke edhe 15% te shqiptareve qe jetojne ne mjerimin e tyre te gjithanshem shqiptar .Dhe po te zgjohesh z.Shaban e te lexosh dokumentat do te shohesh se Greqia eshte nga te paktat shtete qe ka votuar gjithnje “Pro” Shqiperise ne cdo votim te BE dhe ne pranimin ne NATO ,ne nje kohe qe me problemet qe ka patur me politiken otomane te qeverise shqiptare ,Greqia mund te votonte edhe “Kunder” .Por nuk e ka bere .Prandaj zgjohu z.Shaban dhe se bashku me ju te zgjohet edhe pjesa poturake shqiptare dhe te shohe nga perendimi dhe jo nga lindja e mykur otomane .Zgjohu,miremengjes,po lind dielli .

    • O Nasho me emrin ” Alban” mos be dhe ti gabimin qe ben ky Shabani dhe ja fut pordhes kote ne kete rast. duke thene se greket na mbajne me buke. Me buke na mbajne shpatullat tona. Shqiptaret sot ne Greqi nuk jane me ata te viteve 90. Sipas vete shtetit grek nqs kursimet e shqiptareve ne Greqi do terhiqeshin brenda nje dite do i conin ne kolaps financat greke. Kete nuk e them une. Per pjesen tjeter ke te drejte. Por ju greko filet duhet te kuptoni nje gje se ashtu si shqiptaret e vertet dhe per ju rreziku nuk eshte nacionalizmi shqiptar por turkoshanet shqiptare te cilet natyrisht jane minorance ne Shqiperi. Ketu nuk e kam fjalen per muslimanet patriote por per ata qe punojne per Erdoganin dhe ndarjen e Shqiperise dhe shqiptareve duke perdorur besimin fetar te shqiptareve. Ky eshte rrezik dhe per shumicen e shqiptareve patriote. Prandaj mendojini mire keto qe po ju them dhe percillini ne Athine qe mos i shpallni lufte nacionalizmit shqiptar se keshtu mbroni dhe veten tuaj nga rreziku i perbashket neo osman i sulltanit te Anadollit dhe turkoshaneve ne Shqiperi qe nuk mungojne as ne keto komente si ky kkmentuesi i dyte ketu me lart qe nuk le lajm pa komente provokuese e denigruese me shqiptaret dhe heronjte e tyre. Turkoshak tipik i pagur me pjaten e supes se Erdoganit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *