Greqia njoftoi se do të unifikojë legjislacionin për lejet e qëndrimit për emigrantët e huaj. Nga vendimi pritet të përfitojnë disa mijëra emigrantë shqiptarë të cilët prej vitesh nuk kanë arritur të ripërtërijnë dokumentet.
Sipas autoriteteve greke projektligji i ri shkurton kategoritë e lejeve të qëndrimit si dhe lehtëson praktikat për përfitimin e lejeve nga fëmijët e emigrantëve.
Në këtë mënyrë qeveria e Demokracisë së Re dhe e PASOK përpiqen të kapërcejnë klauzolën e dhënies së nënshtetësisë për emigrantët dhe fëmijët e tyre, e cila kishte krijuar probleme brenda qeverisë.
Kodi i ri i Emigracionit do të paraqitet në Parlament nga ministri i brendshëm grek, Janis Mihelakis në 29 gusht, ose në fillim të shtatorit. Për projektligjin dhe përmbajtjen e tij janë informuar PASOK, ndërkohë që pritet të çelet drita jeshile edhe nga kryeministria.
Sipas projektligjit të ri:
-Të gjithë fëmijët që lindin në Greqi, ose të gjithë ata që shkojnë në shkollë do të përfitojnë lejen pa afat të qëndrimit. Dhe në këtë mënyrë, problemi i nënshtetësisë tejkalohet. Sipas këtij paragrafi, të gjithë ata që kanë lejet afatgjata të qëndrimit do të mund të përfitojnë lejet pa afat të qëndrimit. Me ketë kartë, emigrantët e ligjshëm mundet të shkojnë në të gjitha vendet e BE, jo vetëm për të kryer turizëm, por edhe për të kërkuar fatin e tyre andej në punë e jetesë, gjë që nuk do të mund ta bënin deri tani po të mos kishin nënshtetësinë greke.
– Kjo procedurë karakterizohet nga hartuesit e projektligjit si revolucionar, pasi shumë nga palët, kanë shprehur pakënaqësira për faktin që emigrantët ngujohen në Greqinë e krizës, ku nuk mund të gjejnë punë, fakt që u kushton edhe rinovimin e lejes së qëndrimit, pasi deri tani ajo varet nga pullat e siguracioneve shoqërore, të cilat duhet të ishin në një numër të përcaktuar në vit, pasi leja shoqërohej domosdoshmërisht nga sigurimet dhe varet nga libri i shëndetit.
-Në të njëjtin kuadër në projektligjin e ri parashikohet edhe rinovimi i lejes familjare të qëndrimit, e cila deri më sot kërkonte të ardhurat vjetore minimalisht 10.200 euro. Kjo dispozitë abrogohet dhe bëhet më elastike. Po ashtu hiqen edhe mbi 20 dokumenta që kërkoheshin për dhënien e rinovimin e lejeve të qëndrimit. Po ashtu kategorizohen edhe lejet e punës. Nga 4 leje që ekzistojnë deri më sot, ato shkojnë në 1 leje të përgjithshme punë.
-Në projektligjin e ri është edhe krijimi i Qendrave të Shërbimit të Qytetarëve (KEP), të ashtuquajturat «One Stop Shop», të cilat do të funksionojnë ekskluzivsht për emigrantët. Sipas projektligjit që këtej e tutje emigrantët e ligjshëm do të mund t’i marrin lejet e tyre të qëndrimit nga KEP. Lejet e reja të qëndrimit vështirë se do të mund të falsifikohen dhe do të jenë kryesisht biometrike.

lajmi me i mire qe kam degjuar deri me sot. ky lajm eshte pritur prej 20 vjetesh nga emigrantet shqiptar qe jeojne ne greqi.falemderojm qeverine qe me ne funde vendos dhe per fatin tone.
OK ,me ne fund u be ajo qe duhej. Boll jane torturuar emigrantet.
Lajm shume i mire1
Prsh ky ligj esht futur ne fuqi sot muajn tetor 2013 mund te iki televiz ne BB dhe te punoj , dihet me letet pune nga firma ku do vete .flm ju lutem kush di me kthe pergjigje
nuk I kam bes grekut
Cfaredo qe te bej Greqia nuk behen miq shqiptaret. Kane 20 vjet te i mban Greqia the prap te pakenaqur, kur kane frike se kthehen ne vendlindje behen si mut. Cfare duhet te bej Greqia eshte ti kthej nga kane ardhur te shohin sa vlere kan. Po te shkojne ne vende te tjera te Evropes do ti trajtojne si plera.
Sado qe ti mburesh greket prape do te thone palioAlvanidha dhe do shkoshe ti pastroshe banjot me 1 evro oren por edhe ato nuke ti japin
me sa duket elit ja kan ma
r greket virgjerin prandaj i do shum nuk po na mbajn keta mora po na mbajn krahet tona
keto fjale i ke per veten tende dhe jo per te gjithe shqiptaret si thua znj.eli mendoju dhe pastaj shkruaj ok.
moj eli mos je vorioepiriote se ata i duan keta mama qr…
Me ne fund .greqia ben ate qe duhet ta kishte ber.20 vjet me par…
Eshte lajmi me i mire per shqiptaret e vuajtur
PO TE BEHET KJO NUK DO TE MBETET KEMBE REFUGJATI NE GREQI.
me ne fund erdhi dhe dita jone
moj eli e ke gabim
sa bukur dhe me ne fund greku i pabese beri dicka per shqiptaret,duke ditur qe ne vendet e tjera te europes ne emigrantet shqiptare i kemi mare nenshtetesite pa as edhe problem…poshte greku i poshter ….
persh nga te gjitha keto qe shkruen asgje nuk eshte e vertet une ndodhem ne gr edhe jam i rregullt me dokumentat por keto qe thojne jan mashtrime edhe buk besij edhe 20vjet te tjera te rri ketu. sepse i njih mire
jan mashtrimet e gr
lajmi eshte i mire,por kam nje pyetje? cfare do te behet me politografisit qe ja aplikuar ketu e 2 vjete perpara,do te miratohen,nuk do miratohen,do te kthehen leket mbrapsh,ose dicka tjeter duhet te parashikohet ne ligjin e ri,
nuk sqarohen ne p,ligjin se sa do te jene pagesat per lejet e reja pa afat,se deri tani emigrantet ne greqi kane qene me te diskriminuarit per pagesat ne krahasim me shtetet e tjera evropiane.
Po un qe nuk kam jetuar ne gr kam shkuar si turist me biometrike si mund te perfitoj viz pune
Pershendetje a DIN kush me um nidihmu kam nje ndales nga Shetit grek kam marr avokat Po Se di Sa fjat duhet ne prit deri Sa ra marrin Naj Vendim ju Leutem ndihmoni nese Dini gja