Greqia zgjohet pas krizës financiare

Leda Hysa

Pavarësisht krizës financiare, Greqia është midis vendeve të eurozonës që kanë dalë relativisht mirë që nga futja e monedhës së përbashkët 20 vite më parë.Ky ka qenë rezultati sipas një raporti të botuar nga Bloomberg.

Agjencia financiare e lajmeve renditi vendet anëtare të eurozonës sipas nivelit të shfrytëzimit të mundësive që ofron monedha e përbashkët, duke i klasifikuar ato nga A në C. Greqia ka një B për performancën e saj të kënaqshme brenda eurozonës.

Bloomberg argumentoi se edhe pse vendi ka vuajtur tmerrësisht gjatë krizës së borxheve të saj, ajo ka arritur të ndërtojë marrëdhënie të reja tregtare me zonat e pasura të Europës.

Ajo shtoi se koncesioni i politikës monetare në një bankë qendrore të besueshme solli stabilitet më të madh të çmimeve në vitet e para dhe se Greqia kohët e fundit ka pasur një përmirësim në lidhje me konkurrencën e saj.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Blomberg…Standart&Pors…e lesh në tresh….kanë hapur dyqane që shesin Tituj AAA….AAAA+…..ABB….etj.!!!!
    Bankat vetë në sistem janë një dyqan pa asnjë artikull në raft shesin “EKONOMINË” me letra dhe tituj po me letra pastaj në fund ata që paguajnë realisht janë SKLLEVËRIT MODERNË!!!

  • Paranteze sa per hapje oreksi…

    Me qe keto lesh agjencish publikojne sipas qejfit lloj-lloj “vleresimesh” (lyerje rrote?) perse nuk shkruajne per shembull se qysh prej afro nje dekade, Greqine e kane braktisur mbi 350.000 banore?

    Krahas emigracionit, renia graduale e lindjeve, si pasoje e shumllojshmerise dhe eksperimentimit me produktet e sotme “ushqimore” (pshm. perdorimi i lloj-lloj kimikateve etj.), e kane pershpejtuar tkurrjen e popullsine greke, dhe nese nuk merren masa parandaluese, eshte llogaritur qe deri ne vitin 2050 popullsia greke nga aktualisht diku 10,2 miljon te pergjysmohet.

    Duke iu referuar ndryshimeve te demografise sidomos ne vendet me ekonomi jo te qendrueshme dhe sidomos ke vendet e botes se trete e te katert, pyetja qe lind eshte se kujt i sherben kryesisht kjo lloj politike? Cilet jane konkretisht humbesit dhe cilet perfituesit? Cilet jane konkretisht peshkaqenerit, dhe cilet jane cironkat. Ne cfare perpjestimi qendrojne interesat e njeres pale dhe te pales tjeter? Sa shume hapet gershera midis grykesve oligarke dhe fukarenjve qe s’kane as edhe nje qindarke te vetme te pagojne energjine elektrike?

    Dhe pyetja e fundit: Edhe sa kohe do vazhdoje kjo gazete e nderuar te publikoje lajme te tilla trushplarese?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *