Maturantët e vjetër që do të garojnë sërish për të fituar një të drejtë studimi në universitetet publike gjatë vitit të ri akademik, kanë më shumë lëndë në dispozicion për t’i dhënë si provime me zgjedhje. Ekspertët e Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se pjesë e lëndëve me zgjedhje tashmë janë bërë edhe dy lëndë të reja, gjuha turke dhe ajo greke.
Përfshirja e këtyre lëndëve në provimet e maturës është bërë pas kërkesave të shumta të paraqitura nga vetë nxënësit. Në këto kushte me dhjetëra maturantë apo kandidatë të tjerë që janë kthyer nga emigrimi mund të konkurrojnë për të fituar ndjekjen e studimeve të larta në fakultetet publike gjatë vitit të ri akademike 2013-2014 duke dhënë si provime me zgjedhje njërën nga këto dy gjuhë të huaja.
Ndërkohë që këtë vit kanë ndryshuar edhe kriteret se si do të përzgjidhen dhe zhvillohen provimet me zgjedhje. Mbetësit e viteve të kaluara mund t’i ndërrojnë këtë vit lëndët që duan të japin si provime me zgjedhje, duke i zëvendësuar ato me të tjera të cilat mund t’u sigurojnë më shumë pikë.
“Ne kemi një hapësirë tani më të madhe për nxënësit, sepse kemi gjuhën greke dhe gjuhën turke. Gjuha greke u vjen në ndihmë shumë prej emigrantëve që vijnë nga jashtë vendit. Ndërkaq, u jepet e drejta të gjithë maturantëve që kanë zgjedhur anglishten dhe kanë zgjedhur dhe frëngjishten, po ka ngelur në anglisht, ai mund të zgjedhë që të mos marrë më anglishten se e ndjen të vështirë. Të marrë sociologjinë ose qoftë edhe ndonjë lëndë tjetër, mjafton përmbushja e kushtit që të dyja lëndët të vlerësohen minimalisht me tetë kredite në total”, bën të ditur kreu i Agjencisë së Monitorimit të Cilësisë në MASH, Ndriçim Mehmeti.
Në mbyllje të javës së ardhshme pritet të nisë plotësimi i formularit A1Z, nëpërmjet të cilit mijëra maturantë gëzojnë një tjetër shans për të fituar ndjekjen e studimeve të larta në universitetet publike. Ekspertët e maturës shtojnë se për t’u ardhur në ndihmë të gjithë nxënësve që vijnë nga jashtë gjatë muajit maj, do të hapet edhe një afat i tretë për plotësimin e formularëve A1 dhe A1Z. Provimet e Maturës Shtetërore do të fillojnë zyrtarisht në datën 31 maj, ditë në të cilën rreth 40 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të detyruar në lëndën e letërsisë dhe gjuhës shqipe. Vetëm ata që marrin nota kaluese në të katër provimet e maturës, gëzojnë të drejtën për të vijuar më tej garën për pranimet e reja në universitete.

Si duket ska me shqiptare ne trojet tona!? Po si nuk ju vjen zor ta mendoni kete gje e le pastaj ta beni realitet. Popull i mjere e i pa shprese qe per pak vite do zhduket se ekzistuari,si mund te fusni dy gjuhe te huaja ne provime shteti kur fare mire mund te zgjidhnit gjuhe te tjera perendimore: Spanisht,Gjermanisht,Frengjisht,gjuhen portugeze etj etj,por shkoni pikerisht tek turqishtja per te cilen jane bere 540 vite lufte per te mos e pasur dhe eshte derdhur nje det i tere gjak shqiptari ne mbrojtje te ketyre trojeve.A e kuptoni o shqiptare nese kane mbetur te tille se:Turqia dhe Greqia synojne edhe sot dhe po ia arrijne ta pushtojne shqiperine.A e dini ju se 63% e biznesit dhe pronave u eshte shitur turqve dhe 13% grekeve ne menyre te padrejte me synimin perfundimtar qe shqiperia te zhduket,kete e dine mire zotrinjte pushtetar turko-greke