Kompania me kosto të ulët “Ryanair” njoftoi anulimin e 250 fluturimeve në Gjermani, pasi pilotët e saj gjermanë do të solidarizohen të premten me grevën evropiane.
Gjatë një konference shtypi në Frankfurt, “Ryanair” premtoi se rreth 85% e fluturimeve të saj do të mbulohen nga kompania, por pa specifikuar numrin e përgjithshëm të pasagjerëve të prekur nga kjo lëvizje sociale e pilotëve.
Drejtori i marketingut të “Ryanair”, Kenny Jacobs shprehu keqardhje për vendimin e sindikatës “Vereinigung Cockpit” për të mbajtur një grevë që, sipas tij, nuk ishte e nevojshme.
Sindikata gjermane e pilotëve njoftoi se do t’i bashkohej lëvizjes së grevës evropiane, pasi akuzon kompaninë irlandeze për mungesë vullneti në negociatat për pagat.
Greva do të mbahet më datë 10 gusht në Suedi, Belgjikë dhe Irlandë.
s.a/dita
